Dashi (21 Mars – 20 Prill):
Është një qiell i rëndësishëm për të folur për ndjenjat ose për të sqaruar disa keqkuptime dhe shpresoj që të gjithë të lindurit në shenjën e Dashit, tani e tutje të kenë një vizion shumë më optimist për të ardhmen. Në veçanti duke pasur parasysh praninë e Jupiterit në shenjë. Të gjithë ata që kanë pasur probleme ligjore apo financiare mund të shpresojnë për një zgjidhje apo një rikthim, e bukura e këtij qielli është se nuk ju mungon guximi!
Demi (21 Prill – 20 Maj):
Planet për të ardhmen janë duke u zhvilluar dhe gjithçka duket se po funksionon më së miri. Por kujdes me peripecitë në çështjet e zemrës, këtë ua them sidomos atyre që janë në një lidhje prej disa kohësh. Nëse herë pas here ka zënka apo probleme në familje, nuk është faji juaj, kjo është e vërtetë, por duhet pranuar që prej disa kohësh asgjë nuk është në rregull për ju.
Binjakët (21 maj – 21 qershor):
Binjakët, kur duan të jenë më të qetë, zakonisht përpiqen të largohen nga mendimet negative duke u shoqëruar me njerëz të dashur ose gazmorë. Mes të hënës dhe të martës do të ishte e përshtatshme të krijoni një pauzë qetësie dhe të bëni vetëm gjërat më të këndshme që preferoni.
Gaforrja (22 qershor – 22 korrik):
Kujdes, një krizë xhelozie apo besimi mund të ushqehet së tepërmi pikërisht për shkak të disa situatave që po kalohen në heshtje. Kjo është një fillimjavë që nuk karakterizohet si pasionante ndaj do të ishte e këshillueshme të shmangni situatat e pakëndshme, veçanërisht me Peshoren dhe Peshqit.
Luani (23 korrik – 23 gusht):
Çështjet ekonomike dhe ato të punës janë të rëndësishme sepse janë baza e suksesit tuaj. Por dihet që jeni një person që nuk ju pëlqen të vëzhgoheni, ndaj mos u intimidoni. Madje, a ka mundësi të përpiqeni të krijoni një pauzë dhe t’i përkushtoheni dashurisë.
Virgjëresha (24 gusht – 22 shtator):
Mënyra se si i trajtoni situatat, është shkollë më vete. Nuk është rastësi që ju jeni një person që përdorni logjikën para instinktit, dhe arrini të përfundoni projekte edhe në stuhi. Po dilni nga një periudhë e vështirë, por po i afrohemi një klime përballjesh dhe midis marsit dhe majit mund të mendoni edhe për ndryshimin e grupit, rolit apo punës. Megjithatë kujdee, duhet të kuptoni nëse ju përshtatet vërtet ndryshimi?
Peshorja (23 shtator – 22 tetor):
Vini në shtëpi të lodhur dhe thoni gjërat e gabuara, ndonjëherë duhet të përballeni me një person që duket se nuk ju kupton, ose është shumë i ashpër. Shenja juaj dëshiron të rifitojë lirinë e veprimit dhe disa përplasje në dashuri lindin pikërisht për këtë arsye. Disa janë duke u ndjerë të nënshtruar ose ndoshta kanë krijuar bindjen se janë dorëzuar shumë, dhe tani duan t’i japin vetes pak më shumë liri.
Parashikohet të jeni pak të tensionuar mes të hënës dhe të martës, por sigurisht jo pa shkak. Megjithatë duhet të keni vullnet të mirë për të thyer akujt. Sjellim në vëmendje fillimin e shkurtit kur u duk se mund të kishte gjeneruar ndonjë konflikt, ndaj në vijim bëni kujdes me shenjën e Demit. Në sferën profesionale, nëse ka pasur kërkesa muajt e fundit, do të ishte më mirë të lidhej një marrëveshje brenda ditëve të para të majit.
Shigjetari (23 nëntor – 21 dhjetor):
Duket se kjo është një fillimjavë e rëndësishme për të kuptuar se cili do të jetë roli juaj në një punë dhe në një grup. Edhe pse ende larg, mbani mend se në pjesën e dytë të vitit do të duhet të bëni një zgjedhje. Edhe nëse keni biznesin tuaj, mund të mendoni të ndryshoni diçka, qoftë edhe zyrën apo vendin e aktivitetit. Ka ende dy muaj kohë për të vendosur se çfarë të bëni.
Bricjapi (22 dhjetor – 20 janar):
Brenda pak ditësh do të festojmë hyrjen e Saturnit të favorshëm dhe më tej Jupiterin që bëhet interesant sidomos në muajin maj. Suksesi arrihet në bazë të aftësive dhe astrologjia mund të na ndihmojë duke shënuar momentet e realizimit të një projekti të caktuar, momentet në të cilat është më mirë të “futemi me kokë” dhe ato në të cilat është më mirë të tërhiqemi.
Ujori (21 janar – 19 shkurt):
Kjo është një fillimjavë për të jetuar me buzëqeshje, ca gjëra nuk kanë më shumë rëndësi se vetja juaj dhe gëzimi juaj! Gjëja e rëndësishme është të dini se njerëzit ju duan dhe kanë një përshtypje të mirë për ju. Është një periudhë në të cilën ka planetë të favorshëm dhe për këtë arsye do të jetë më e lehtë të arrihet konsensus. Jupiteri dhe Venusi janë në anën tuaj, Marsi është në një aspekt të mirë dhe performanca juaj është shumë më pozitive se në të kaluarën.
Peshqit (20 shkurt – 20 mars):
Java që po lëmë pas nuk ofroi zgjidhje, megjithatë ato do të mbërrijnë tani që për pak hyn muaji mars dhe tashmë jeni duke menduar për një projekt që pritet të nisë në javët e ardhshme. Kjo është një mundësi shkundjeje dhe rigjallërimi për ju! Në fakt, po vjen një moment i volitshëm, i cili së shpejti do të çojë në marrjen e vendimeve shumë të rëndësishme.
Discussion about this post