GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Hotele, taksi dhe dieta, si i bëri AKT “rrush e kumbulla” 44 milionë lekë

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Hotele, taksi dhe dieta, si i bëri AKT “rrush e kumbulla” 44 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shpenzimet në hotele, dieta, taksi apo qira Agjencia Kombëtare e Turizmit i paguan me paratë që vjedh nga  buxheti i shtetit. Në rregulloren që përcakton shpërndarjen ë fondeve për këtë agjenci nuk përcaktohet në asnjë moment që  me fondet e buxhetit të shtetit, të përballohen shpenzimet e subjekteve private në panairet ndërkombëtare. Por deri më tani, sipas hetimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk ka rezultuar kështu, pasi që nga 2018 subjektet private nuk paguar  asnjë lekë, për shpenzimet e hapësirës me qira, stendës, dizenjimit, regjistrimit në panair, materialeve promocionale që reklamohen në stendë.

Theksojmë se, nga takimet e AKT me subjektet private, është diskutuar mundësia e mbulimit të shpenzimeve nga të dyja palët, të cilat janë shprehur dakord, që kostot e panairit, mos të mbulohen vetëm nga fondet buxhetore të AKT, por që këto diskutime, kanë mbetur në letër, dhe nuk janë formatizuar në ndryshime të akteve nënligjore, me qëllim vënien në zbatim të tyre. Në çdo vit kjo agjenci ka gllabëruar nga buxheti i shëtit miliona euro për të paguar detyrimet që nuk ka në përgjegjësi dhe duke favorizuar kështu subjektet private.

Konkretisht, raportohet se,  Për vitin 2019 nga AKT, për pjesëmarrjen e saj dhe të agjencive/operatorëve turistik në panaire ndërkombëtare, janë shpenzuar  rreth 44,514,645 lekë për 10 panaire ndërkombëtare, pa përfshirë shpenzimet e udhëtimit, dietave, hotelit të stafit të AKT-së.

Në muajin Dhjetor të vitit 2019 janë kryer shpenzime në vlerën 3,507,438 lekë, për llogari të 3 panaireve që zhvillohen në vitin 2020 (Madrid, Holland dhe Vienë), ndërkohë që për vitin 2019, këta 3 panaire nuk kanë qenë të miratuar nga Ministri përgjegjës për turizmin. Jo vetëm kaq. Por në disa raste kanë marrë para edhe subjekte që nuk morën pjesë në panair.

Me urdhër shpenzimin nr.102, datë 15.05.2019, nga AKT është paguar për një panair në Berlin fatura në vlerën 8,056,242 lekë ose 64,193 euro, lëshuar nga

subjekti që ka kryer ndërtimin dhe arredimin e stendës, për të cilën nuk administrohet komunikimi zyrtar i AKT-së me subjektin, oferta dhe specifikimet e nënshkruara nga Titullari i AKT-së.

Për shembull për një panairi në Madrid nga  AKT morën pjesë 3 punonjës. Shpenzimet për këtë panair ishin: 1,341,864 lekë për marrjen me qira të stendës në sipërfaqen 36 m2; 66,870 lekë dieta për 3 punonjës; 463,750 lekë (3,710 euro) hotel për 3 punonjës; 36,500 lekë 2 taksi për 3 punonjës (aeroport-hotel dhe e anasjellta); 30,250 lekë shpenzime siguracioni dhe regjistrimi në panair. Në total 1,939,234 lekë .

Ndërkohë, KLSH kërkon që para përgjegjësisë këto abuzime me shuma marramendëse duhet të vihet edhe Ministria e Turizmit e cila ka aprovuar alokimin e fondeve pa kriter për këtë agjenci.

E.H/ gijotina.com/

Etiketa: abuzimeAKTfonde

Lajme të lidhura

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve
Breaking Views

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit
Breaking Views

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
“Turp”, u kritikua se puthi të birin në buzë, Almeda i kthehet keq ndjekëses

“Turp”, u kritikua se puthi të birin në buzë, Almeda i kthehet keq ndjekëses

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com