GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hoteli në Dhërmi, tenderat korruptivë dhe martesa gay”, 2 kallëzime brenda ditës në SPAK për Veliajn

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Fundosja e Veliaj’! Zbardhen detaje për ‘5D’, gjithçka me firmen e Veliajt/ VIDEO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy kallëzime penal janë depozituar këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme, me të akuzuar kryebashkiakun e kryeqytetit Erion Veliaj.

I pari ishte nga Adriana Kalaja, e cila në emër të Partisë Demokratike, ka kallëzuar në SPAK kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kreun e Bashkisë së Matit, Agron Malajn për korrupsion dhe përfitim të paligjshëm të tenderave.

Kalaja është shprehur se hoteli “Labëria” në Dhërmi duhet të hetohet për burimin të ardhurave pasi është i ndërtuar nga drejtorët e Veliajt dhe vëllai i Agron Malaj ka përfituar tendera korruptiv nga Bashkia Tiranë apo institucionet nën varësi.

“Drejtori i UKT Tiranë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Vleiaj, ne kemi çmuar se përmbushen të gjitha hapat për të bërë një kallëzim penal shtesë dhe kundër Bashkisë së Matit, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të rënda penale që lidhen me korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë dhe përfitimi i paligjshëm që ka bërë vëllai i Agron Malajt në cilësinë e ortakut me katër kompani që ne kemi denoncuar më herët. Kemi sjellë në vëmendje të SPAK megjithëse këto shkelje shumë të rënda në buxhetin e bashkive respektive janë evidentuar dhe nga KLSH, që ne e kemi referuar dhe organi hetimor nuk ka marrë asnjë masë që lidhet me avancimin  mëtejshëm të konsumimin e këtyre veprave penale”, tha Kalaja në një prononcim për gazetarët jashtë ambienteve të SPAK.

“Ne i kemi kërkuar SPAK të sekuestrojë hotelin Labëria në Dhërmi, po ashtu kemi kërkuar ngritje e një grupi hetimi që të gjejë burimin të ardhurave që është ngritur ky hotel dhe kemi kërkuar një analizë të hollësishme për tenderat që ka përfituar vëllai i Malajt në Bashkinë e Tiranës”, shtoi ajo.

Partia Demokratike ka depozituar disa kallëzime në Prokurorinë e Posaçme me të akuzuar kryebashkiakun e Tiranës Erin Velaj. Hetimet e nisura nga këto kallëzime kanë sjellë arrestimin e zyrtarëve të lartë në bashkinë e Tiranës për dy çështje, atë të inceneratorit inekzistent të Tiranës dhe procedimin penal të njohur si “5 D”. Disa ditë më parë, në media u publikua edhe një dokument që tregonte nisjen e një hetimi pasuror për Erion Veliajt dhe familjarë të tij.

Kallëzimi i dytë

Kallëzimi i dytë lidhet me lejimin e martesës simbolike gay mes dy femrave, në tarracën e Bashkisë së Tiranës dhe është bërë nga disa shoqata – “Mexhelis”, “Thirrja në Mirësi”,  “Ensar” dhe “Qendra për Kulturën Islame Evropiane”. Objekti i kallëzimit është: “Shpërdorimi i detyrës dhe shkaktimi i dëmit shtetit dhe shtetasve, duke cenuar mbrojtjen e veçantë që i garanton Kushtetuta të miturve dhe familjes”.

Një nga përfaqësuesit e palës kallëzuese konsideroi veprimin e Veliajt në këtë rast, “skandaloz” dhe “të rëndë”.

“Është një veprim tejet skandaloz, që është shumë i rëndë, shkatërrimi i familjes dhe imponimi i homoseksualizmit, janë shumë më të rënda se vjedhjet e përditshme që janë të pafundme. Kemi hyrë në një diktaturë të homoseksualëve që po na imponohen nga organizmat ndërkombëtarë. Vepra penale e Veliajt është sepse ai ka lejuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës që të kryhet një martesë homoseksuale, dhe nuk ka ndërhyrë për ta lejuar këtë martesë. Kjo martesë është e paligjshme, është në kundërshtim me Kodin e Familjes. Është një axhendë që Veliaj dhe sekti i tij po i imponon popullit shqiptar në mënyrë të vazhdueshme”, tha ai.

Etiketa: Erion Veliajkallezim penalKryesore1Spaktendera

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Administrata, 17.1% e vendeve të punës bosh, shkak nga pezullimet tek migrimi

Administrata, 17.1% e vendeve të punës bosh, shkak nga pezullimet tek migrimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com