GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hovenier: Armët në Banjskë, me dijeni të strukturave shtetërore

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kërcënimet ndaj policëve të rinj serb, Hovenier: Të papranueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se armët që janë përdorur në sulmin terrorist në fshatin Banjskë në veri të Kosovës nuk janë armë që sigurohen në tregje lokale. Ai ka thënë se armët e tilla sigurohen me struktura, dhe ka theksuar se kjo zakonisht bëhet me nga strukturat shtetërore.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hovenier i pyetur lidhur me sulmin terrorist në Bansjkë ka thënë se “ka disa gjëra që i dimë” dhe ka theksuar se ky sulm nuk ishte spontan.

Ai ka thënë se grupi kishte qasje në armë të sofistikuara që nuk mund të blihen në tregun lokal dhe se për këtë gjë duhet strukturë. Ai ka thënë se për këtë zakonisht duhet “strukturë shtetërore që ua ofron”.

“Së pari mendoj se është e rëndësishme të flasim për atë që dimë dhe atë që ende po përpiqemi të kuptojmë. Dhe ka disa gjëra që ne i dimë. Siç më cituat më parë e dimë se ky grup individësh nuk ishte spontan. Këta individë, të gjithë serbë etnikë me sa dimë, kishin qasje dhe posedonin armë të sofistikuara që nuk mund t’i blini në tregun lokal. Ju duhet një lloj strukture, zakonisht strukturë shtetërore që ua ofron.

Ne e dimë se pjesa më e madhe e materialit që ata lanë pas, ishte me origjinë serbe. E dimë se një individ, z. Milan Radoiçiç, i cili ishte nënkryetar i partisë Lista Serbe, bëri një deklaratë publike përmes avokatit të tij duke marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se ai kishte organizuar sulmin dhe kishte marrë pjesë në të. Këto janë gjërat që ne i dimë tani dhe po përpiqemi të kuptojmë më shumë. Ne e dimë se kjo nuk mund të ndodhte vetëm spontanisht. Pra, siç e kam thënë edhe më parë, pas kësaj kishte struktura ose organizata. Ajo që ne ende po përpiqemi të kuptojmë është saktësisht se si funksionoi.”, tha Hovenier për Zërin e Amerikës.

I pyetur nëse Serbia qëndron pas sulmit bazuar në faktin që Radoiçiq mori përgjegjësinë për ngjarjen, ai tha se ka shumë njerëz që e thonë këtë, por gjithashtu ka theksuar se po punohet shumë për të kuptuar saktësisht çfarë ka ndodhur.

“Ka shumë njerëz që e thonë këtë. Kam dëgjuar shumë zyrtarë në qeverinë e Kosovës ta thonë këtë në veçanti. Ne duam të jemi shumë të kujdesshëm përpara se të bëjmë përcaktimet përfundimtare të asaj që ne e quajmë atribuim, për t’u siguruar që e kemi kuptuar saktësisht. Por, siç thashë, ne po e marrim këtë shumë seriozisht dhe po punojmë me miqtë tanë në qeverinë e Kosovës dhe gjetkë për ta kuptuar më mirë këtë.”, tha Hovenier.

 

Etiketa: Armehovenier

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
‘Lavdi dëshmorit’/ Tifozët kuqezi nderojnë policin Afrim Bunjaku

‘Lavdi dëshmorit’/ Tifozët kuqezi nderojnë policin Afrim Bunjaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive
Aktualitet

Centralizim i pushtetit”? Kritikët vënë në pikëpyetje planin e qeverisë me hartën e bashkive

09:59 - 22/08/26

Erjon Zylyftari ishte i revoltuar. “Është një padrejtësi dhe një turp i madh,” deklaroi ai në fund të korrikut, kur...

Lexo më shumë
Qytetari në protestë: Janë ditët e shpresës që do sjellin zgjidhje, do krijohet “Shqipëria e re”

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë deri në largimin e qeverisë: Shqipëria kërkon revolucion

09:43 - 22/08/26
Zjarret në vend/ 8 vatra janë ende aktive, si paraqitet situata dhe ku janë zonat më problematike

Zjarr gjatë natës në Cërrik, flakët i afrohen magazinës me bombol gazi

09:29 - 22/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 22 Gusht 2026

07:33 - 22/08/26
Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com