GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Hovenier: Zgjedhjet e reja në veri do të shtensiononin situatën

18:57 - 16/08/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Hovenier: Zgjedhjet e reja në veri do të shtensiononin situatën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovinier tha të mërkurën se zgjedhjet e reja në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të shtensiononin situatën ndërsa mënyra se si do të mundësohen mbajtja e tyre është çështje e brendshme e Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një një bisede me një grup gazetarësh në Prishtinë, gjatë së cilës tha se me marrëveshjen e arritur në Bratisllavë, qeveria e Kosovës është zotuar të përgatis kuadrin ligjor për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe Shtetet e Bashkuara mirëpresin këtë hap të rëndësishëm që çon drejt shtenisonimit të situatës.

“Çështja se si do të mbahen zgjedhjet në veri është çështje e brendshme për Kosovën. Se a bëhet kjo bëhet përmes dorëheqjes së kryetarëve të komunave, ose nëse bëhet përmes një procesi ku votuesit nënshkruajnë peticion për t’i larguar kryetarët aktualë, janë pikëpamje të ndryshme se cila do të ishte më efikase. Ne jemi të interesuar vetëm të shohim procesin qe po ecën përpara”, tha ai.

Zgjedhjet e reja në veri janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve që shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pret që deri në fillim të muajit shtator të përfundojë hartimi i një dokumenti, nëpërmjet të cilit pritet të përcaktohet rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre. Për të pasur sukses peticioni, sipas zyrtarëve të qeverisë duhet të shprehë vullnetin e 20 për qind të votuesve të një komune.

Ambasadori Hovenier tha se organizimi i zgjedhjeve është një nga gjërat që është identifikuar nga Bashkimi Evropian si rrugë për shtensionimin e situatës dhe me këtë vlerësim pajtohen edhe Shtetet e Bashkuara të cilat janë të shqetësuara për situatën në veri të Kosovës dhe për këtë arsye është kërkuar nga Kosova dhe Serbia të marrin masa për të ulur tensionet.

“Ne duam të shmangim trazirat, kërcënimet për dhunë dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u përqendruar në objektivat tona strategjike, që është zbatimi i plotë i marrëveshjes së Ohrit nga të dyja palët”, tha ai duke nënvizuar se dialogu është çelës për përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synime këto thelbësore që Shtetet e Bashkuara presin të ndodhin, pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimit Evropian”, tha ai,

Ambasadori Hovenier tha se nuk i sheh si trysni kërkesat e Shteteve të Bashkuara të drejtuara ndaj Kosovës për të ndërmarrë veprime lidhur me veriun

“Si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë, SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës”, tha ai.

Ambasadori Hovenier tha se nuk janë befasi për askënd mospajtimet me qeverinë e Albin Kurtit për disa çështje të veçanta, sikurse për mënyrën e përdorimit të njësive policore për dërgimin e kryetarëve të rinj në veri të Kosovës gjë që çoi edhe në tensionim të situatës.

“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier. Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë. Në disa pika tjera ne kemi pasur dallime. Dhe siç e kam thënë, unë e respektoj të drejtën e kryeministrit (Albin Kurti) për t’i marrë vendimet e tij dhe të përcaktojë çfarë ai beson se është më e mira për shtetin e tij, ai është kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, i një shteti demokratik”, tha ambasadori Hovenier.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara i japin këshilla dhe sugjerime në mënyrë që të shmangen tensionet dhe problemet që pengojnë zbatimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit

“Ndonjëherë ka pasoja për të (Albin Kurtin), kur nuk është niveli i bashkërendimit apo bashkëpunimit, apo kur këshilla jonë nga perspektiva jonë nuk merret parasysh apo nuk veprohet mbi të”, tha ambasadori Hovenier.

Bashkimi Evropian tashmë ka shpallur disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mosveprimeve në veri të Kosovës.

Qeveria e Kosovës po kërkon heqjen e këtyre masave pas vendimit të saj për të përgjysmuar praninë e njësive të policisë në dhe rreth ndërtesave të komunave në veri dhe zotimit për mbajtjen e zgjedhjeve në veri./VOA

Etiketa: hovenierKosovaSHBA

Lajme të lidhura

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Gorrea i quajti qytetarët k*rva, Braçe i del në krah: Janë plehra

Gorrea i quajti qytetarët k*rva, Braçe i del në krah: Janë plehra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com