GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dokumenti/ PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Suli

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dokumenti/ PD kallëzon në SPAK kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Suli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arjan Hoxha, ish-kandidati për kryebashkiak në Kamëz, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kryebashkiakun socialist të Kamzës, Rakip Sulin.

Sipas dokumentit zyrtar të dorëzuar në SPAK nga Hoxha, bëhet me dije se Suli është kallëzuar për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Po ashtu bëhet e ditur se në kallëzim Hoxha ngre dyshime se Rakip Suli ka hedhur ‘asfalt elektoral’ në disa zona të Kamzës, me qëllim deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit.

Përmes dokumentit të dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme, Hoxha i bën thirrje SPAK që të hetojë edhe raste të tjera të ngjashme, që kanë për qëllim ndryshimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.

“Çdo ditë vidhen, abuzohen dhe bëhen thjesht dhe pa asnjë lloj tenderimi, pa tabela, pa akt administrativ që ka detyrim ligjor që të vendoset në çdo punë publike, sepse ato rrugë që rikonstruktohen nga e para duhet të ketë një akt administrativ që tregon fillimin dhe fundin e  punimeve.

Ka detyrim ligjor dhe kushtetues në bazë të udhëzimeve që ka Kodi Ligjor, që të paktën 4 muajt e fundit ai nuk duhet të bëjë investime të tilla.

Megjithatë, ai vazhdon çdo ditë me zavor dhe asfalt elektoral vetëm dhe vetëm për të manipuluar vullnetin e qytetarëve me idenë e tij që të vjedhë paratë e qytetarëve duke vjedhur paratë publike, duke i mashtruar ditët e fundit që kanë mbetur para zgjedhjeve.

Kjo situatë duhet të marrë fund, taks forca që ka ngritur SPAK është inekzistente, vetë SPAK është inekzistent, është i heshtur e i shurdhër dhe unë kam me dhjetra denoncime, dhe tani po të shkosh me kamera nëpër lagje do hedhin asfalt sipër pa shtruar asgjë tjetër, thjesht për të vjedhur dhe intimiduar votuesit”, u shpreh Hoxha para SPAK.

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli

Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku socialist i Kamzës, Rakip Suli

 

 

Etiketa: akuzaArjan HoxhaPDSpak

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
“Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

“Të fala gaztorëve”/ Aktorja i kthehet Ramës: Ne jemi artista, por ti na urren se të dukemi ordinerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com