GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hoxha akuzon rivalin Shera: Ishte me qera, tani ka 4 apartamente

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoxha: Vorën do e heqim nga duart e krimit, do jetë e qytetarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, ka denoncuar kryebashkiakun aktual, Blerim Shera, i cili sipas tij para se të merrte detyrën ishte në shtëpi me qira, ndërsa tani ka 4 apartamente.

Ai u shpreh se SPAK duhet të hetojë pasurinë e kryetarit të bashkisë së Vorës, ndërsa hodhi akuza se Shera po u bën presion qytetarëve.

“Familjet që presin të marrin apartamentet sa i takon projektit të rindërtimit, po iu bëhet presion, ku iu kërkohet vota”, tha ai.

Indrit Hoxha dha detaje në lidhje me kallëzimin që depozitoi sot në Prokurorinë e Posaçme për një tenderi mbi pastrimin në këtë bashki.

“Bëhet fjalë për një procedurë tenderimi e kryer në 2022-in mes bashkisë së Vorës dhe një kompanie, Acko impeks. Jo vetëm që ka shkelje procedura, por janë dhe 9 procedura të tjera që do i kallëzojmë në SPAK. Vlera e abuzimeve është 16 mld lekë, për disa çështje. Po ashtu është dhe një tender për pastrimin në mënyrë emergjente në Vorës, sikur kjo bashki të kishte ndonjë virus. Vora tashmë është bashkia më e pistë.

SPAK duhet të zbarkojë në zyrat e bashkisë, të nisë hetimin e thelluar, që të çojë para përgjegjësisë, përgjegjësit. Bashkia e 61 sa i takon pastërtisë. Ne disponojmë studime dhe dokumente sa i takon këtyre shkeljeve. Kompania në fjalë nuk është vënë në lëvizje, nuk ka pastruar asnjëherë. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur. Kompaninë e drejton Sadri Abazi. Për mua ka rëndësi shkelja që ka bërë kryetari i bashkisë.

Ne po përgatisim një raport dhe për diplomatët e huaj në vend. Vora nuk ka luks për këto zyra. S’jemi bashkia e Parisit. Nuk dihet se ku janë zyrat e bashkisë së Vorës, kanë marrë zyra me qira.

Një zyrë është në një cep të qytetit, tjetra në cep tjetër. Këto rëndojnë xhepat e qytetarëve. Dita e parë që do të vijë në pushtet, do të kthejë atje ku ishte bashkia e Vorës. Këta e kanë falimentuar bashkinë e Vorës. Ça përpara janë këta? Këta janë buzë greminës.

SPAK të hetojë pasurinë time dhe të kryetarit të bashkisë së Vorës. Ai kur mori detyrën ishte në shtëpi me qira, tani ka 4 apartamente në Vorë. Kryetari i bashkisë së Vorës po bën presion qytetarëve. Familjet që presin të marrin apartamentet sa i takon projektit të rindërtimit, po iu bëhet presion, ku iu kërkohet vota.”, u shpreh Indrit Hoxha

 

Etiketa: HoxhaKryesore1shera

Lajme të lidhura

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë
Aktualitet

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Para
AKP “bën autogol” me pronën e Grand Hotelit

AKP “bën autogol” me pronën e Grand Hotelit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses
Sport

Supersfida Bayern-Arsenal/ Kane kërkon të vazhdojë serinë, londinezët synojnë një tjetër sukses

15:31 - 21/10/26

Përballja mes Bayernit dhe Arsenalit është kryendeshja e mbrëmjes së kësaj të mërkure në Champions League. Skuadra londineze vjen në...

Lexo më shumë
“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

“Faleminderit futboll, do të më mungosh!” Mori vendimin më të vështirë, Armando Sadiku reagon pas tërheqjes

15:24 - 21/10/26
Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

Vrau dy vëllezërit dhe plagosi të tretin në Kamëz, gjykata lë në burg Ngushëllim Manzin

15:15 - 21/10/26
Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

Protesta në Tiranë/ Studentët dhe pedagogët largohen nga Ministria e Arsimit dhe zhvendosen te Kryeministria

14:59 - 21/10/26
Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

Tubim i qetë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u ofrojnë sanduiçë efektivëve të policisë

14:45 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com