GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hoxha: Berishës i gjetën një kamikaze si avokate, ndryshe do …

21:24 - 26/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoxha zbulon si e solli Berisha “vërdallë” policinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha, i pranishëm në emisionin “Të Paekspozuarit” tha se GJKKO arriti të gjejë një kamikaze si avokate të ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe të përmbyllë seancën e rivlerësimit të masave sigurisë ndaj tij.

Hoxha tha se nëse sot nuk do të mbyllej kjo seancë, i gjithë procesi do të kthehej në qesharak.

Hoxha renditi edhe avokatët që shteti i caktoi Berishës kryesisht, duke përfunduar te një person që ngjante me militante të Partisë Socialiste, pasi postonte shpesh statuset e kryeministrit Rama në rrjetet sociale dhe tani duhet të mbronte Berishën në gjykatë.

“Një personazh politik që është si legjendë, Sali Berisha, iu fsheh edhe postierit. Nuk mbaj mend një rast të tillë, që komunikimi i një mase sigurie, që është vetëm me detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte të zgjasë kaq shumë dhe të mos gjejë derman. I vetmi rast është i Dritan Dajtit sepse nuk gjendej avokat. Në këta rast është qesharake.

Ditën e shtunë, policia ka shkuar të dorëzojë vendimin e gjykatë, në banesën e Berishës.

Oficerët kanë vajtur nga selia në banesë.

Në ambjentet e selsië së PS, oficerët kanë komunikuar me drejtuesit atje dhe I është thënë drejtohuni te qytetari në banesë jo në seli.

Kjo histori zgjati të martën, ku u vendos të bëhej seanca në gjykatë, që është thjesht formale gjithsesi, nuk merret ndonjë vendim aty.

Ditën e hënë u bë komunikimi për Malltezin dhe Bektashin, ku mbeti vendimi në fuqi.

Avokatët e Berishës, që ishin me prokurë, kërkuan përjashtimin e gjyqtares nga seanca dhe pastaj kohë për t’u njohur me dosjen. Kur panë të nesërmen që gjyqtarja nuk pranonte të hiqte dorë nga cështja dhe gjykata rrëzoi kërkesën, vendosën të largohen nga seanca.

Gjykata vendosi avokat kryesisht, që u caktohen zakonisht personave që nuk kanë mundësi, pra shtresat në nevojë, apo të huaj.

Gjykata hapi librin aty dhe i pari në listë qëllon Artan Simoni. Zoti Simoni sa u bë gati të merrte fashikullin, u gjet që kishte mbajtur qëndrime publike, të kundërta me klientin që duhet të mbronte.

Në momentin që u konfirmua, u caktuan dy avokate të tjera, të cilat si fillim pranuan të marrin materialin, por më pas dhanë dorëheqjen.

Atëherë, seanca vijoji me Valentina Todoresku, avokate tjetër. Rezultoi se kjo kishte patur qëndrime, kishte shpërndarë statuse të kryeministrit, dukej si patronazhistet.

Që te mos humbej kohë më tej, ajo thjesht mori pjesë në seancë, nuk ka patur mundësi as të shohë letrat, thjesht ka qenë aty.

Avokatët e caktuar kryesisht, u caktohen qytetarëve që do të shkojnë në burg, ai avokati duhet thjesht që ky ka patur një avokat. Avokati kryesisht nuk të mbron se nuk paguhet për të të mbrojtur.

Në vendimin e sotëm, ajo që nuk dinim nga vendimi i të premtes, është fakti që Berisha të hënën e parë dhe të tretë të cdo muaji, në orën 10:00 duhet të paraqitet para OPGJ-së, Adelajda Metaj”, tha Hoxha.

Etiketa: avokateberishaGJKKO

Lajme të lidhura

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës
Breaking Views

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!
Breaking Views

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Para
A do të paraqiteni para SPAK? Ja ç’thotë Berisha

A do të paraqiteni para SPAK? Ja ç’thotë Berisha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar të mbetet mes protestuesve pas tensioneve të krijuara para godinës së Kryeministrisë me...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

19:45 - 20/02/26
“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

“Regjimi u rikthye 35 vite më vonë”, Berisha: Edi Rama i ka ditët e numëruara!

19:36 - 20/02/26
Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

Protesta e PD, mes pjesëmarrësve edhe Shkëlzen Berisha, i shoqëruar nga një deputet

19:27 - 20/02/26
Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

Salianji i bashkohet protestës së PD, i distancuar nga Berisha dhe i rrethuar nga një grup të rinjsh

19:17 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com