GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Hoxha: Kryebashkiaku i Vorës dhe familja e tij po sillen si banditë

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Hoxha: Kryebashkiaku i Vorës dhe familja e tij po sillen si banditë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Indrit Hoxha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet që të blejë dhe frikësojë votuesit në Vorë.

Ai deklaroi se paratë e korrupsionit, drogës dhe krimit po përdoren për të kërcënuar njerëzit. Ndërsa akuzoi kryebashkiakun aktual të Vorës, Blerim Sheraj dhe familjen e tij, se po sillen si banda kriminale me qytetarët e bizneset.

“Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i cojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike.

Reagimi:

Edi Rama, Erion Veliaj dhe pushteti i Rilindjes, të trembur nga humbja në Vorë dhe në të gjithë Shqipërinë e Mesme, po përpiqen të blejnë dhe frikësojnë votuesit. Kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset ne bashkinë Vorë.

Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i çojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike.

I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Ne kemi të indentifikuar çdo person, çdo mjet dhe çdo targë makine të cilat janë marrë me qera vetëm për të kryer aktivitete kriminale në funksion të manipulimit dhe deformimit të vullneti politik të qytetarëve të Vorës.

I bëjë thirrje insitucioneve ndërkombëtare, OSBE-ODIHR, Ambasadës së Shteteve të Bashkura, dhe selive diplomatike në Shqipëri të monitorjnë nga afër zhvillimin e zgjedhjeve në Vorë. I bëjmë thirrje të shtojnë numrin e vëzhguesve në këtë bashki, pasi atje po kryen krime elektorale nga persona me precedentë penal.

Paratë e korrupsionit, që e kanë e ka çuar atë bashki në faleminetim, paratë e drogës dhe krimit janë duke u përdorur për të blerë vota, për të kërcënuar njerëz dhe për të manipuluar rezultatin elektoral.

Gjithashtu, i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm të policisë të vëzhgojë dhe të marrë masa për të parandaluar aktivitetet kriminale që janë duke u kryer ditën per diell në Vorë. Ky është nje detyrim ligjor që policia e shtetit ka në raport më qytetarët e Vorës. Në të kundërtën, do të konsiderohen si bashkëpunëtor në krim.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës, që në datën 14 maj të dalin të votojnë masivisht. Të dalin të votojnë për ti dhënë fund krimit dhe korrupsionit në Vorë dhe për te filluar një qeverisje të re locale, që ka në qendër qytetarët dhe jo interesat e krimit.

I siguroj se çdo votë e tyre do të mbrohet, çdo votë e tyre do të numërohet. Ne kemi marrë të gjitha masat për ta garantuar vullnetin e tyre. Vullneti i popullit të Vorës për ndryshim nuk do të pengohet nga asnjë kërcenim, nga asnjë shantazh dhe asnjë pushtet me paratë e korrupsionit.

Jam i bindur se në Vorë, me vullnetin e qytetarëve të saj ne do të korrim nje fitore spektakolar

 

Etiketa: HoxhakryebashkiakKryesore1vore

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Uncategorized

Horoskopi për ditën e sotme, 9 Nëntor 2026

07:31 - 09/11/26
Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale
Uncategorized

Përkeqësohet gjendja e Veliajt, do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale

15:14 - 07/11/26
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja
Uncategorized

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Para
Gjykata rrëzon rekursin e Ahmetajt për kontrollin e vilës në Hamallaj

Gjykata rrëzon rekursin e Ahmetajt për kontrollin e vilës në Hamallaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja
Breaking Views

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26

Projektligji i depozituar në Kuvend nga socialistët parashikon një sistem të ri tarifimi për përdorimin e rrjetit rrugor kombëtar. Automjetet...

Lexo më shumë
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com