GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hoxha: Në Vorë, presion mbi 450 familje për t’u marrë votën

14:29 - 18/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoxha: Në Vorë, presion mbi 450 familje për t’u marrë votën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Indrit Hoxha, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e Vorës ka denoncuar sot presionin që po ushtrohet nga qeveria mbi qindra familje që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti për t’i detyruar të votojnë kandidatin socialist më 14 maj.

“Ky presion bëhet me një qëllim, – theksoi kandidati,  –  për për t’i frikësuar dhe për t’i detyruar që të votojnë për kandidatin e krimit dhe korrupsionit të Rilindjes për zgjedhjet e 14 majit.

Në stilin mafioz janë duke mbajtur peng, jetën normale me çati mbi kokë dhe gëzime apo hidhërime normale familjare, të 450 familjeve duke i lënë në mes të katër rrugëve për qëllime elektorale. Kjo është metoda e dy të pashpirtëve si Erion Veliaj dhe Edi Rama, që e përdorin jetën e njerëzve, hallin e tyre për qëllime politike. Këtë gjë ka bërë në Tiranë për 8 vite, dhe këtë po bën edhe në Vorë me një këmbëngulje prej të ligu përgjatë kësaj fushate elektorale.

Erion Veliaj dhe Rilindja, kujtojnë se paratë e taksapaguesve shqiptare dhe qytetarëve të Vorës janë paratë e tyre personale. Ata e trajtojnë Shqipërinë si plackë të tyre, njerzit si pronë dhe veten si skllavopronarë.

U bëj thirrje, sa nuk është vonë, të ndalojnë menjëherë presionin ndaj atyre familjeve, që jo vetëm i ka zënë halli, por duhet të mbajnë barrën edhe të Erion Veliajt dhe qeverisë së Edi Ramës.

Ftoj të gjitha mediat të ndjekin këtë rast, organet e drejtësise dhe insitucionet përkatëse, të krimit njerëzor që po ndodh me qytetarët e Vorës.

Jam këtu për t’u thënë se cdo njeri që tallet me hallet e njerëzve dhe u ushtron presion atyre, kushdo qofshin ata, nga patronazhistet te kryetari i Bashkisë, do të mbajnë përgjegjsi ligjore dhe politike.

I siguroj qytetarët e Vorës se, nga data 15 maj shtëpitë e tyre nuk do të ndahen me shortin e goglave, por do t’i marrin aty ku i kanë patur. Cdo ankesë për dëshpërblim do te rishikohet dhe dëmshpërblimi do të jetë aq sa ç’janë dëmet e secilit prej tyre.

Traumën dhe përbuzjen qeveritare nuk mund t’jua kompensojmë, por të drejtën do t’ja njohim dhe respektojmë.

U bëj thirrje qytetarëve të Vorës të mos dorëzohen nga presionet e pushtetit. Orët e tij në Vorë janë të numëruara. Në 15 maj fillon një periudhe e re për ta, një periudhë ku bashkia trajton dhe zgjidh problemet e njerëzve, në vend që t’u ushtrojë presion politik sic po bën bashkia e falimentuar dhe kriminalizuar e Rilindjes.

Më 14 maj fitojmë vetëm nëse jemi bashkë. Më 14 maj ndryshimi është në duart e tua”, tha Hoxha.

Etiketa: Kryesore1presionvoreVote

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës
Breaking Views

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së
Breaking Views

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26
Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd
Breaking Views

Berisha sfidon Ramën: Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd

17:04 - 15/03/26
Para
Familja nxjerr në shitje sendet me vlerë të legjendës së Formula 1

Familja nxjerr në shitje sendet me vlerë të legjendës së Formula 1

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Lexo më shumë
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com