GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hoxha: Organizatat kriminale shqiptare operojnë brenda SHBA-ve, janë kthyer në problem

09:18 - 11/09/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Mafia italiane “zbarkon” në Shqipëri? Hoxha jep detajet nga arrestimi i …
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka paralajmëruar për shtrirjen dhe fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare, të cilat sipas tij nuk veprojnë më vetëm pranë kufijve, por kanë hyrë në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ne kemi struktura të mirëfillta që trafikojnë kokainë të marrë direkt nga Amerika Latine dhe e shpërndajnë brenda qyteteve të mëdha të SHBA, nga Majami, Florida, Nju Jork, Los Anxhelos e deri në Çikago. Ata janë kthyer në problem serioz për administratën e re të presidentit Trump, që kërkon t’i shkatërrojë,” – tha Hoxha.

Sipas tij, këto organizata kanë ndërtuar rrjete të qëndrueshme që nga vitet 2008–2009, ndërsa hetimet federale amerikane dhe europiane vazhdojnë. “Do i dëgjoni më vonë, janë duke i gjurmuar. Prioriteti i madh i SHBA-ve sot ka përfshirë edhe Shqipërinë,” – u shpreh ai.

Gazetari rikujtoi se dikur Prokuroria e Krimeve të Rënda zhvillonte hetime të brendshme duke infiltruar njerëz brenda organizatave, ndërsa sot SPAK mbështetet kryesisht te dosjet dhe përgjimet e ardhura nga jashtë vendit.

Hoxha solli në vëmendje edhe grupe konkrete kriminale si “Çopjat”, për të cilët ai kishte paralajmëruar që në vitin 2018, duke theksuar se vetëm në Belgjikë një degë e tyre kishte trafikuar mbi 32 ton drogë brenda pak javësh.

Ai ngriti shqetësimin për logjistikën e fuqishme që këto organizata zotërojnë sot:

“Bën një kontroll rutinë në Shkodër dhe gjen më shumë dronë se Ministria e Brendshme. Pse nuk kishin këtë fuqi para vitit 2013? Nga erdhi kjo shtrirje globale? Ne kemi grupe që hetohen nga SPAK pa qenë kapur asnjë gram drogë në Shqipëri, ndërkohë që jashtë janë kapur dhjetëra tonë.”

Hoxha përfundoi duke nënvizuar se rritja e këtyre strukturave kriminale është bërë nën qeverisjen e Edi Ramës, duke e kthyer Shqipërinë në një nyje të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Etiketa: problemSHBAshqiptarë

Lajme të lidhura

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Para
Trump fajëson dhunën politike të së majtës radikale për vrasjen e Charlie Kirk

Trump fajëson dhunën politike të së majtës radikale për vrasjen e Charlie Kirk

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar
Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur. Ngjarja ka...

Lexo më shumë
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com