GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hoxha: Po përdoret emocioni për të krijuar përçarje në PD

09:38 - 15/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Hoxha: Po përdoret emocioni për të krijuar përçarje në PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas sekretarit organizativ të PD, Flamur Hoxha negociatat për marrëveshje brenda Partisë Demokratike janë të pamundura për shkak të përjashtimit të mbështetësve të Berishës.

Në një intervistë për MCN TV, Hoxha u shpreh se për mentalitetin tonë qasja drejt një personi nuk është e mirë, ndaj dhe kërkon të jemi largpamës. Ndër të tjera, Hoxha shprehet se kushdo që i bashkohet një partie politike duhet të ketë gjuhën e bashkëpunimit.

Intervista:

Z. Hoxha, kolegia juaj Sorina Koti, por siç e ndoqëm edhe zyra e komunikimit pranë z. Berisha konfirmojnë se PPE kanë tentuar të ndërhyjë në negociata për të evituar Kuvendin e 11 dhjetorit. Ju jeni në dijeni të kësaj ndërhyrje? A është e vërtetë se ka refuzuar z. Basha?

Hoxha: Nuk jam në dijeni. Duhet të kishte pasur negociata më herët edhe ndërmjet nesh. Nuk kam informacion në fakt. Por gjykoj që edhe sot mund të flasim për negociata por e shoh të pamundur për shkak të përjashtimit të anëtarëve të rithemelimit.

Z. Hoxha, ju në mënyrë të vazhdueshme nënvizoni nevojën për dialog, dhe jo përplasje. Ka ende hapësirë dialogu?

Hoxha: Unë jam njeri i tolerancës dhe për këtë i bashkohem PD. Kushdo që i bashkohet një partie politike duhet të ketë gjuhën e bashkëpunimit.

Për çfarë duhet të ulen palët në tryezë sepse flasim për palë të së njëjtit kah?

Hoxha: Kjo është fatkeqësia. Mendoj se është një vendim që na vë në sprovë për të ardhmen. Vendimi ka të bëjë me atë pengesë që do të provokonte dhe do të kishte pasoja. Nëse do kishte pasoja mes demokratësh do të ishte shumë e dëmshme.

A mund të jetë një zgjedhje që Basha të shkojë në votëbesim. Do ishte më e udhës të shkonte në votëbesim?

Hoxha: Pas datës 9 shtator përmbysja e këtij procesi më bën të mendoj se nuk bëhet fjalë për interesa të shqiptarëve por për ta mbajtur Shqipërinë peng.

Jemi në një moment të ri politik, sipas PD ka pasur mbivendosje emrash dhe e kanë anatemuar procesin. Duke hipotezuar për rritje fiktive, nuk mendoni se Basha e meriton të jetë në krye të PD?

Hoxha: Gjykoj që ndoshta sfida në këtë rast është e madhe dhe po përdoret shumë emocioni për të krijuar këtë përçarje në PD. Nuk bëhet fjalë për përfaqësim deputetësh por për të larguar hipokrizinë dhe për të besuar më shumë tek vetja. Për mentalitetin tonë qasja drejt një personi nuk është e mirë. Duhet të jemi largpamës. Mendoj që do të ketë procese. Ndaj dhe unë jam distancuar.

Sipas jush është vendimi i DASH ai që inicioi gjithçka. Nga ana tjetër Escobar e konsideron partner Bashën por nuk ka prova.

Hoxha: Nëse hyjmë në analizë teknike gjykoj që hapat e drejtësisë janë të vonuar. Partneriteti me SHBA është jetik dhe nuk besoj se kanë diçka për të krijuar kaos në politikën shqiptare. Secili nga ne

Ju e cilësoni lider historik, por ai sot konsiderohet i përjashtuar. Nga ana tjetër Komisioni i Rithemelimit thotë se do të organizojë zgjedhje të strukturave të PD…

Hoxha: Nuk jam ndjerë mirë pasi shumica e atyre që janë pjesë e foltores nuk kanë mbajtur përgjegjësi morale. Është një situatë jo shumë e këndshme mes demokratëve, por duhet folur me ta.

Do të ketë një fillim të ri thoni?

Hoxha: Më mirë një fillim të ri…

 

Etiketa: kryesore2

Lajme të lidhura

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi
Breaking Views

Rama nga Athina flet për pronat e pakicës greke, ‘harron” ato të çamëve në Greqi

19:28 - 22/04/26
Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull
Breaking Views

Mali i Zi harton Traktatin e Anëtarësimit në BE, Shqipëria e bllokuar pa mbyllur asnjë kapitull

18:46 - 22/04/26
“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Breaking Views

“Lobistët e fshehën Konferencën me BE-në”/ Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

18:03 - 22/04/26
Para
Kukësi nuk gjen qetësi, pas tërmetit mbulohet nga mjegulla

Kukësi nuk gjen qetësi, pas tërmetit mbulohet nga mjegulla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave
Breaking Views

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave

23:28 - 22/04/26

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Lexo më shumë
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt

23:18 - 22/04/26
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim

23:05 - 22/04/26
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit

22:15 - 22/04/26
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona tek Ermal Beqiri, biznesmeni i AKSHI-t

21:21 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com