GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hoxha-Veliajt: Ti sulmon si ato vrasësit me plumba tek e tek. Po u hap SKY do dalin…

21:03 - 14/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratori i Tiranës, Hoxha: SPAK copëzoi hetimin për të mos prekur Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha i ka cilësuar sulmet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si ato të një vrasësi që qëllon plumbat jo me breshëri por tek e tek.

Në emisionin “Të Paeskpozuarit”, Hoxha tha se nëse hapet SKy dhe EncroChat do të dalë se shumë persona të bandave që kanë folur me të, kanë folur pikërisht për Erion Veliajn.

“Erion Veliaj mendon se duke na vënë në presion, do të na mbyllë gojën”, tha Hoxha, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë disa komenteve që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë ndaj tij.

Hoxha tha se Veliaj ka hallin e madh të SPAK për hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Reagimi i gazetarit Hoxha

“Tani ndërsa është live, më ka sulmuar. Ka thënë se nuk intimidohem nga gazetarë që flasin për makinat e parkuara, që njihen me lidhje me krimin dhe dalin nga biseda me SKY ECC. Ndryshe nga gazetarja Ola Xama, mua nuk më mbron njeri.

Ai sot kishte stisur një dalje, në momentin kur kaluan tre ditë dhe u duk sikur u harrua historia e inceneratorëve. Ai ka stisur një dalje dhe është marrë me mua.

Unë nuk jam as drejtor, as kryeredaktor, as te listëpagesat e bashkisë Tiranë, që është furnitori i gjirizit të medias. Ai del dhe thotë që dal në bisedat e SKY. Unë e kam thënë publikisht që në 2020, me telefon në dorë dhe kam thënë ky është telefon që përdor krimi i organizuar. Madje dënoncimi i parë është bërë nga unë në Daily Express, media britanike.

Me gjithë këtë hall që ka ai, pse bën këtë goditje? Ka evidentuar kush janë njerëzit dhe mediat që mund t’i krijojnë probleme. Ka zgjedhur të qëllojë tek e tek.

Statusi i parë që bëra unë, që doli kërkesa e SPAK për Kuvendin, ishte kjo, citoja të ndjerin Pjetër Arbnori, që thoshte janë specialista… Për të mbuluar një skandal të madh, duhet të bësh diçka tjetër, si kjo e arrestit të Berishës.

Inceneratorët, në të gjithë mediat nuk janë prezentë. Sot janë marrë me Kuvendin, hetimet e SPAK për raste të tjera, me kolegun Qyno që është mbajtur me orë të tëra dhe i është bërë kontroll te banesa. Mua me ka ndodhur vetë që më kanë marrë telefonat.

Veliaj u pyet se përse Tirana nuk ka incenerator. Ai tha se ndërtimi i inceneratorit do të fillonte pas pesë viteve të para. Ai është akoma me idenë që inceneratori do të ndërtohet.

Ai thotë gjithashtu, “ata që merren me makinat e parkuara, dalin ne EncroChat me banda”.

Po i them Veliaj, po u hap SKY dhe EncroChat, do të dalin aty persona që kanë folur me mua për Erion Veliajn. Prandaj i them mos e rrih shumë këtë shteg, se nuk e di ku të çon.

Ajo që i kërkojmë SPAK-un është të hetojë politikanët, se banditët i dimë ne. Politikanët që kanë folur me kriminelë që u financojnë fushata elektorale. Shiko si bëhen njëlloj në një moment, edhe Berisha edhe Erion Veliaj. Vijmë te kjo pjesë, jemi nën këtë presion që të mbyllim gojën”.

Etiketa: HoxhaKryesore1Veliaj

Lajme të lidhura

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin
Breaking Views

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën
Breaking Views

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës
Breaking Views

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26
Para
Andi Bushati: Banditët më të mëdhenj të vendit bredhin lirë nëpër Tiranë nën hundët e policisë

Andi Bushati: A ka vend të BE me liderin e opozitës të arrestuar?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen
Breaking Views

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26

Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’ duke mundur 7-2 Newcastle në ndeshjen e kthimit të fazës së...

Lexo më shumë
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26
Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

Berisha nga Brukseli: Integrimi i bllokuar, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës

20:15 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com