GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hoxhaj dhe jo vetëm, Elbasani synon kthimin e shpejtë në elitë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hoxhaj dhe jo vetëm, Elbasani synon kthimin e shpejtë në elitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ardit Hoxhaj del në “skenë” tek Elbasani. Nga ajo që bëhet me dija për mediat, përgjatë këtyre ditëve ka pasur një takim midis palëve për të negociuar një bashkëpunim të mundshëm. Mësohet se takimi ka qenë i frytshëm dhe parimisht ekziston dëshira e të dyja palëve për të shkuar drejt një akordi, ndonëse për momentin si klubi dhe lojtari nuk e kanë me ngut mbylljen e një marrëveshjeje.

Mësohet, se për sulmuesin është një opsion jashtë vendit, i cili është synimi i tij parësor, ndërsa elbasanasit nga krahu tjetër nuk kanë mangësi në organikë dhe do ta kenë primare arritjen e akordit. Për këtë arsye, palët për momentin janë tërhequr dhe mund të ketë një tjetër ritakim që të vendosë përfundimisht pikat mbi “I”.

Vlonjati është një lojtar me mjaft eksperiencë në Superioren shqiptare, teksa përgjatë tri sezoneve të fundit ka qenë pjesë e ekipit të Vllaznisë në elitë, në një kohë kur në këtë kategori ka luajtur edhe me Flamurtarin, Skënderbeun apo edhe Korabin me Bylisin.

Nga ana tjetër, Elbasani ka treguar se nuk njeh limite kur synon një futbollist, pasi edhe merkatoja e deritanishme ka treguar se kanë marrë lojtarët që kanë dëshiruar, duke fituar thuajse të gjitha duelet që kanë pasur në merkato me ekipet e tjera.

Elbasani nuk ka asnjë futbollist të huaj nën kontratë momentalisht, por ky trend mund që ndryshojë në vazhdim. Nuk mungojnë kontaktet me ekstrakomunitarë, që mund t’i bashkohen projektit të klubit.

Gjithsesi, emri më i fundit që i është bashkuar elbasanasve në stërvitje është ai i një japonezi, i cili po shihet me vëmendje nga stafi teknik. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Judai Miamoto, që për disa muaj ishte pjesë e kosovarëve të Drenicës.

Rol i tij natyral është sulmues i krahut të majtë, por që shpeshherë është provuar edhe si një sulmues i tërhequr apo edhe “pykë”.

Mbetet për t’u parë nëse do ta kalojë provën dhe të veshë fanellën verdheblu, në një kohë që nuk ka as shumë ditë në dispozicion, sepse të hënën skuadra niset për fazë përgatitore në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Deri tani verdheblutë kanë zyrtarizuar plot 13 afrime në merkato, por duket se kjo listë do të shtohet në ditët në vijim./PanoramaSport

Etiketa: Elbasanihoxhajkategoria e paremerkato

Lajme të lidhura

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh
Sport

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori
Sport

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

11:38 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Para
Drogë dhe armëmbajtje pa leje, pranga 4 të rinjve në Lezhë

Me armë zjarri në makinë, kapet fieraku (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta
Aktualitet

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26

NATO nuk do të zhvillojë samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa...

Lexo më shumë
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26
Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com