GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

HRW dënon përdorimin e armëve të rënda në Sudan

13:58 - 04/05/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Sulmohet në shtëpinë e tij ambasadori i BE-së në Sudan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata Human Rights Watch (HRW) ka dënuar përdorimin e armëve të rënda në zonat e banuara dhe me popullsi të dendur në Sudan.

“Ushtritë ndërluftuese të Sudanit po tregojnë shpërfillje të pamatur për jetët e civilëve duke përdorur armë të pasakta në zonat e populluara urbane”, tha Mohamed Osman, ekspert sudanez për të drejtat e njeriut thuhet në një raport të HRW-së.

Organizata i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të bëjë më shumë për të garantuar sigurinë e popullatës dhe për t’i mbajtur përgjegjës palët ndërluftuese për konfliktin.

Sipas kësaj organizate, dëshmitarët okularë në Khartoum raportuan se armët kundërajrore ishin vendosur dhe se me to ishte qëlluar menjëherë në afërsi të Ushtarëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë Paraushtarake (RSF), të cilat janë në luftë për pushtet me ushtrinë zyrtare.

Ata gjithashtu kërkuan strehim prapa shtëpive nga bombardimet e ushtrisë, duke i bërë ndërtesat objektiva, raporton agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Shumë civilë në Khartoum, por edhe në pjesë të tjera të vendit, janë detyruar të qëndrojnë në shtëpi që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill.

Në vapën e madhe, kanë vetëm një furnizim të kufizuar me ujë dhe energji elektrike e po ashtu telashe me kujdesin mjekësor, thuhet në raport.

Temperaturat në Khartoum aktualisht po rriten në mbi 40 gradë celsius.

Që nga grusht shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Dy gjeneralët kanë mospajtime lidhur me mënyrën se si shteti do të shkojë drejt sundimit civil.

Të paktën 334.000 mijë njerëz janë zhvendosur brenda vendit në Sudan që nga shpërthimi i luftimeve për kontrollin e vendit në mes të prillit, sipas Kombeve të Bashkuara./REL

Etiketa: HRWLuftaSudan

Lajme të lidhura

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale
Aktualitet

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26
Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala
Aktualitet

Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala

14:34 - 07/02/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë/ 4-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, mister rrethanat e humbjes së jetës

13:59 - 07/02/26
Para
Qosja me ikonat e futbollit kavajas: Do rikthejmë suksesin e Besës

Qosja me ikonat e futbollit kavajas: Do rikthejmë suksesin e Besës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale
Aktualitet

Berisha: 10 Shkurti është dita e guximit qytetar, deri në rrëzimin e kësaj organizate kriminale

15:01 - 07/02/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se 10 shkurti është dita e guximit, dita e...

Lexo më shumë
Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala

Gjirokastër/ Absurdi me shitjen e biletave, turistët duhet të paguajnë dy herë hyrjen në kala

14:34 - 07/02/26
Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit

E rëndë në Vlorë/ 4-vjeçari dërgohet pa shenja jete në spital, mister rrethanat e humbjes së jetës

13:59 - 07/02/26
Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘shpërthen festa’ në  burgun e Durrësit ku po qëndron Veliaj

Kushtetuesja pezulloi Ballukun, ‘shpërthen festa’ në burgun e Durrësit ku po qëndron Veliaj

13:53 - 07/02/26
Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal!

Gjykata Kushtetuese rrëzon Ballukun, por Partia Socialiste e Fierit nuk e lëshon: Bela, ty asgjë nuk të ndal!

13:35 - 07/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com