GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Huamarrja e kompanive shtetërore është në rënie

07:16 - 02/09/21
në Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Mikrokredia, portofoli për biznesin e vogël u rrit me 7.5%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Huamarrja e kompanive publike në sektorin bankar ishte në rënie edhe gjatë këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik, portofoli i huasë së kompanive publike kishte vlerën e 11.9 miliardë lekëve, në tkurrje me 20% krahasuar me fillimin e vitit dhe me 36% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Huamarrja e kompanive me kapital shtetëror pranë bankave tregtare është dominuar historikisht nga kreditë e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, që kanë pasur si qëllim kryesor blerjen e energjisë elektrike nga importi, e cila ka një kosto shumë më të lartë krahasuar me atë që prodhohet nga burimet e brendshme. Këto kredi merren falë ofrimit të garancisë sovrane nga qeveria shqiptare.

Rënia e vlerës së kredive të ndërmarrjeve publike përputhet edhe me vlerën e kredive të garantuara nga qeveria për KESH. Në mesin e këtij viti, KESH kishte vetëm tre kredi të garantuara nga qeveria shqiptare, për një shumë totale prej 4.1 miliardë lekësh. Sipas informacionit të Ministrisë së Financave, bëhet fjalë për dy overdrafte nga Raiffeisen Bank dhe një kredi afatgjatë të marrë nga banka Intesa Sanpaolo Albania.

Shuma e kredive të garantuara ka pësuar rënie me 55% krahasuar me mesin e vitit të kaluar. Në atë kohë, Ministria e Financave raportonte pesë ovedrafte të garantuara për KESH, për një shumë totale prej 9.1 miliardë lekësh.

Ulja e vlerës së kredive të KESH mund të lidhet me përmirësimin e prodhimit të energjisë në vend dhe rënien e nevojës për të blerë energji elektrike nga importi. Sipas të dhënave të Instat, për tremujorin e dytë të këtij viti prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me 2.2 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Përveç KESH që historikisht ka mbajtur pjesën dominuese të huamarrjes së ndërmarrjeve publike, huamarrës të rëndësishëm të bankave tregtare në disa raste janë edhe ndërmarrjet në pronësi të institucioneve të pushtetit vendor, siç është rasti i Ujësjellës-kanalizime Tiranë. Veç kredive nga institucione të huaja financiare, UKT ka në bilanc edhe tre kredi të marra nga Banka Kombëtare Tregtare (BKT). Kredia e parë dhe më e madhe me vlerën prej 2.1 miliardë lekësh u firmos në vitin 2012, me objekt blerjen nga UKT e HEC-it të Lanabregasit.

Në vitin 2015, UKT mori një kredi të dytë me vlerë 1 miliardë lekësh, me qëllim investimet për shfrytëzimin e burimit të Shën-Mërisë. Kredia e tretë është një overdraft prej 850 milionë lekësh, i firmosur në shtator të vitit të kaluar. Këto janë kredi të pagarantuara nga qeveria shqiptare dhe teprica e tyre në fund të vitit 2020 ishte rreth 1.5 miliardë lekë./ Monitor

Etiketa: huaaKESHkompani shteteroreUKT

Lajme të lidhura

Berisha: Më 10 shkurt të tregojmë fuqinë dhe vendosmërinë tonë se ne do jemi fitimtarët në këtë vend
Aktualitet

“Pse nuk i fton në protestë”/ Berisha për Lulzim Bashën dhe Bamir Topin: Pseudointelektualë

14:59 - 31/01/26
Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje
Aktualitet

Partia e Lirisë paralajmëron: Shteti po dështon gratë e dhunuara pa mbështetje

14:45 - 31/01/26
Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale
Aktualitet

Çmimi i arit bie mbi 10 për qind pas deklaratës së Trumpit mbi Rezervën Federale

14:30 - 31/01/26
Para
Tërheqja nga Afganistani acaron marrëdhëniet SHBA-Gjermani

Tërheqja nga Afganistani acaron marrëdhëniet SHBA-Gjermani

TË FUNDIT

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!
Sport

101 minuta “dramë” në kryeqytet, Elbasani shokon Partizanin në fund!

19:03 - 31/01/26

Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka,...

Lexo më shumë
Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

Qindra tifozë në aeroport, Rei Manaj pritet si hero pas rikthimit në Turqi

18:41 - 31/01/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com