GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Human Rights bën thirrje të forcohen përpjekjet për të luftuar dhunën ndaj grave

08:59 - 10/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Human Rights bën thirrje të forcohen përpjekjet për të luftuar dhunën ndaj grave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Evropës që të forcojnë përpjekjet për të luftuar dhunën ndaj grave duke ratifikuar dhe zbatuar Konventën e Stambollit që synon parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

HRW e bëri thirrjen përmes një deklarate më 10 maj, në prag të 10 vjetorit të Konventës.

“Anëtarët e Këshillit të Evropës duhet të tregojnë se janë serioz në lidhje me përparësinë e sigurisë dhe mirëqenies së të gjitha grave dhe vajzave duke zbatuar Konventën e Stambollit”, thuhet në deklaratën e HRW.

Konventa është ratifikuar nga 33 vende nga 47 sa janë anëtare të Këshillit të Evropës.

Dymbëdhjetë të tjerë e kanë nënshkruar, por ende nuk e kanë ratifikuar konventën, përfshirë Ukrainën, e cila e nënshkroi atë më 2011.

Azerbajxhani dhe Rusia janë vendet e vetme anëtare të Këshillit të Evropës që nuk e kanë nënshkruar traktatin.

HRW paralajmëroi se disa qeveri janë tërhequr ose kanë kërcënuar se do të tërhiqen nga traktati ndërsa të tjerët kanë refuzuar ta ratifikojnë atë pavarësisht nga “raportet e rritura të dhunës në familje” gjatë masave të izolimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Pandemia e COVID-19 e ka nxjerrë në pah faktin se dhuna ndaj grave është një nga abuzimet më të gjera të të drejtave të njeriut, dhe një kërcënim ditor për jetën dhe shëndetin e grave dhe vajzave në të gjithë botën”, tha Hillary Margolis, studiuese në HRW.

Sipas organizatës, Konventa e Stambollit “vendos standarde të fuqishme, ligjërisht të detyrueshme për qeveritë për të parandaluar dhunën ndaj të gjitha grave dhe vajzave dhe për të kërkuar përgjegjësi ndaj abuzuesve”.

HRW vuri në dukje se traktati urdhëron mbrojtje nga format e dhunës që shpesh nuk përfshihen në legjislacionin kombëtar siç janë ngacmimi seksual ose martesa e detyruar dhe kërkon mbrojtje për të gjitha viktimat e dhunës – pavarësisht nga mosha, etnia dhe orientimi seksual.

Turqia në fillim të këtij viti vendosi të tërhiqet nga konventa. HRW ka thënë se vendimi paraqet “një pengesë për të drejtat e grave në vend”.

Në vitin 2020, ministri i drejtësisë i Polonisë njoftoi se do të procedojë me tërheqjen nga konventa, ndërsa parlamentet në Hungari dhe Sllovaki bllokuan ratifikimin e saj.

Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë vendosi në 2018 që përdorimi i “gjinisë” nga konventa e bën atë antikushtetuese.

“Politikanët dhe grupet konservatore kanë pretenduar gabimisht se konventa kërcënon familjet ‘tradicionale’ dhe promovon homoseksualitetin”, tha HRW.

Sipas organizatës, disa qeveri “pretendojnë se ligjet e brendshme sigurojnë mbrojtje për gratë dhe përgjegjësi”, ndërsa “shumë të mbijetuar vazhdojnë të përballen me stigmatizim, qëndrime shpërfillëse nga autoritetet dhe presionin shoqëror për të heshtur”.

Etiketa: HRWkonventa

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, reagon PD

Ftesa e Ramës për zgjedhjen e Presidentit të ri, reagon PD

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com