Një 60-vjeccar ka humbur jetën në Krutje të Lushnjes. Dyshohet se burri është asfiksuar teksa po shuante një zjarr që e kishte ndezur në tokën e tij.
“Ditën e djeshme, në fshatin Krutje, Lushnjë, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, shtetasi A. D., 60 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi është asfiksuar në përpjekje për të shuar zjarrin që kishte ndezur në tokën e tij”, tha policia në një njoftim për ngjarjen.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të këtij rasti, shtuan të njëjtat burime.
Discussion about this post