Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm, ku ka humbur jetën një minator në një nga galeritë private në zonën 41.
Sipas policisë lokale të Bulqizës bëhet me dije se minatori, Sokol Toçi, 64 vjeç ka pësuar infarkt po punonte në vendin e punës.
Minatori fillimisht është pikasur nga kolegët e tij të cilët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por pa sukses.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet.
Discussion about this post