GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Humbet” anija turistike në Pashaliman. Forcat e Armatosura “gjobiten” me 27 mln lekë

17:38 - 17/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
“Humbet” anija turistike në Pashaliman. Forcat e Armatosura “gjobiten” me 27 mln lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Forcat e Armatosura Detare janë vendosur në një situatë absurde, ku u duhet të paguajnë plot 270 milionë lekë të vjetra, pasi janë gjetur përgjegjëse për zhdukjen dhe humbjen e një anije turistike.

Ushtria shqiptare, megjithëse prej vitesh mban logon e NATO-s, është vënë herë pas here në vështirësi, sidomos me aferat për tjetërsimin e pronave të saj në favor të biznesmenëve të ndryshëm.

Por, historia e humbjes së anijes private, e cila duhej të ishte e ankoruar brena bazës së Pashalimanit për riparim, është sa e çuditshme, aq edhe e padëgjuar.

“Zhdukja” e anijes
Në vitin 2005, Universiteti i Vlorës, “Ismail Qemali”, shpall një tender me fond limit afërsisht 20 milionë lekë të reja, për blerjen e një anijeje turistike, për qëllimet e saj mësimore. Procedura tenderuese fitohet nga kompania “RedOkej”.

Kjo e fundit, për qëllime të këtij tenderi, kishte piketuar më herët një anije turistike në qytetin Argostoli, në Greqi.

Në fundin e vitit 2006, kompania private e bleu anijen në Greqi këtë anije, të cilës më pas i kanë vendosur emrin “Ismail Qemali”, duke e sjellë në Shqipëri dhe duke kryer të gjitha procedurat për hyrjen e më pas regjistrimin në Shqipëri.

Pas regjistrimit dhe lëshimit të dëshmisë për të drejtën e lundrimit me flamurin e Republikës së Shqipërisë, anija është strehuar në portin e qytetit të Vlorës për një periudhë prej afro 3 vjetësh.

Kjo anije nuk u fut dot në punë për qëllimin që ajo u ble, pasi nuk u plotësuan kushtet dhe afatet sipas kontratës së lidhur me Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për shkak të vonesave administrative. Nga kjo vonesë u prish edhe kontrata e lidhur me Universitetin “Ismail Qemali”.

Gjatë qëndrimit për tre vjet në Portin e Vlorës, anija pësoi disa dëmtime si rrjedhojë e kushteve atmosferike dhe mosmirëmbajtjes së saj. Për këtë arsye nga ana e pronarëve të saj u vendos që anija të dërgohej për riparim në Repartin Ushtarak Nr.2004 në Pashaliman, Vlorë, duke qenë se aty kishte një kantier për riparimin e të gjitha anijeve dhe me personelin përkatës të specializuar.

Detajet zyrtare se si u “zhduk” anija turistike

Për këtë qëllim, midis kompanisë private dhe Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve, në datën 18 Mars 2009 u lidh kontrata, sipas se cilës Kantieri i Ndërtimit dhe Riparimit të Anijeve merrte përsipër të riparonte këtë anije nga data 31.03.2009-14.04.2009, kundrejt tarifës përkatëse për kryerjen e këtij shërbimi të përcaktuar në këtë kontratë.

Anija u ankorua dhe u sistemua në bankinën e uzinës së Kantierit të Riparimit në bazën ushtarake të Pashalimanit, sipas kësaj kontrate. Në këtë kontratë është përcaktuar se ruajtja dhe mirëmbajtja e anijes në kantier do të bëhej nga efektivi i anijes.

Me urdhër verbal të Komandantit të Komandës së Forcës Detare, të asaj kohe, Kudret Çela anija është hequr nga baza e Pashalimanit, duke e çuar në një vend tjetër të quajtur Raguze të Dytë, e cila është në varësi të Forcave Detare.

Anija është spostuar për në Raguzë të Dytë, e tërhequr nga anija luftarake P216 me komandant të anijes, z. I. Ç, pas urdhërimit prej komandantit të Flotiljes Pashaliman.

Pamje nga kantieri i riparimit të anijeve, Pashaliman

Administratori i kompanisë private kërkoi nga Reparti Ushtarak i Anijeve të riparohej dhe më pas ti kthehej anija, për të cilën kishte patur jo vetëm dëmtime, por edhe humbje (vjedhje) të disa pjesëve të saj. Por ai nuk marrë asnjë reagim nga ana drejtuesve të Kantierit të Pashalimanit.

Pronari i anijes ka shkuar pas disa muajsh në bazën e Pashalimanit për të parë anijen, por nga ana e tij është konstatuar se anija nuk gjendej as në kantierin e riparimit dhe as e ankoruar në bazën e Pashalimanit.

Për këtë fakt, ai ka pyetyr një oficer të Marinës në Pashaliman, me inicialet B.P. Ky i fundit i ka thënë se anija ishte lëvizur nga Pashalimani me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm të Flotës Detare Z.Kudret Çela, por pa i thënë se ku e kishin çuar anijen.

Biznesmeni i është drejtuar Komandës së Pashalimanit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje se çfarë ka ndodhur me anijen.

Në këto kushte, në nëntor të vitit 2013, sipërmarrësi dorëzon një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës. Pas më shumë se dy vjet hetimesh, prokuroria e pezulloi çështjen për mungesë të gjetjes së autorëve.

Ndërkohë, kompania private nisi procesin në Gjykatën Administrative të Vlorës, ku kërkonte shpërblimin e dëmit për anijen e humbur (zhdukur, vjedhur).

Gjobë e majme për Forcat Detare
Gjykata Administrative, pasi shqyrtoi të gjithë provat dhe dokumentat, arriti në konkluzionin se Kantieri i Riparimit të Anijeve, pjesë e Bazës ushtarake të Pashalimanit, është përgjegjës për humbjen e anijes turistike.

Për këtë arsye, në Tetor të vitit 2017 vendosi detyrimin e Komandës së Forcës Detare, Durrës dhe Komandës së Flotiljes Detare, që të paguajnë kompaninë private në shumën 27 milionë lekë të reja.

Sipas ekspertizës së administruar nga gjykata, kjo shumë përbënte vlerën e blerjes së anijes turistike, si edhe fitimin e munguar të kompanisë nga mos-përdorimi i saj.

Baza ushtarake e Pashalimanit

Komanda e Forcës Detare nuk ishte dakord me këtë vendim dhe e ankimoi pranë Gjykatës së Apelit Administrativ.

Togat e zeza të shkallës së dytë vendosën të linin në fuqi “gjobën” ndaj Komandës së Forcës Detare, me një vendim të marrë në Maj të vitit 2023.

Komanda e Forcës Detare sërish nuk bie dakord dhe ushtron rekurs në Gjykatën e Lartë. Kësaj radhe, krahas institucionit ushtarak, rreshtohet edhe Avokatura e Shtetit.

“Gjoba” rrezikon Komandën Detare

Avokatura e Shtetit ndjek një strategji disi më finoke. Avokatura, në emër të Komandës së Forcës Detare, kërkon nga Gjykata e Lartë pezullimin e vendimit të formës së prerë të Apelit për pagesën e detyrimin 27 milionë lekë të reja, deri në shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes.

Sipas Avokaturës së Shtetit, nëse Komanda e Forcës Detare do të paguajë menjëherë këtë shumë, atëherë rrezikon të shkojnë në kolaps financat e institucionit.

Gjykata e Lartë tregohet shumë e ndjeshme ndaj argumentave të Komandës Detare dhe Avokaturës së Shtetit.

Gjykata e Lartë pezullon pagesën e “gjobës”

Në një vendim të marrë vetëm pak ditë më parë, në 28 Shtator 2019 dhe të zbardhur së fundmi, Gjykata e Lartë pranoi që të pezullojë pagesën për anijen e humbur.

Në vendimin e saj, Gjykata e Lartë argumenton: “Kolegji merr në konsideratë faktin se pala debitore (Komanda e Forcës Detare) ushtron një veprimtari të veçantë në ruajtjen e sigurisë së Republikës së Shqipërisë dhe se kufizimi dhe cënimi i gjendjes financiare do të vinte në vështirësi mirëfunksionimin e veprimtarisë së saj”.

Tashmë, çështja pritet të shqyrtohet në themel në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që historia gati 15-vjeçare “zhdukjes së anijes” ende nuk po mbaron.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: anije turistikebaza e pashalimanitgjoba

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Lufta në Izrael, Shefi i Inteligjencës merr përsipër fajin: Dështuam

Lufta në Izrael, Shefi i Inteligjencës merr përsipër fajin: Dështuam

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com