GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Humbi Athinën dhe Selanikun, Mitsotakis: Nuk është një natë e mirë…

22:27 - 15/10/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi Athinën dhe Selanikun, Mitsotakis: Nuk është një natë e mirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia mbajti sot raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për bashkitë që nuk arritën dot të zgjidhnin kryetarët në raundin e parë.

Rezultatet ishin të rënda kryeministrin Kyriakos Mistotakis. Kandidatët e partisë së tij “Demokracia e Re” nuk u konfirmuan as në Athinë dhe as në Selanik, dy nga bashkitë e mëdha të vendit.

Surpriza më e madhe ishte në Athinë ku kryebashkiaku në detyrë Kostas Bakojanis u mund nga Haris Doukas, një kandidat i mbështetur nga PASOK.

Edhe në Selanik, u shpall fitues i balotazhit me 67% të votave, Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK.

Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria. Pas daljes së këtyre rezultateve ka reaguar menjëherë kryeministri, Mitsotakis.

“Nuk ishte një natë veçanërisht e mirë për “Demokracinë e re, por konkluzionet politike do të dalin më vonë. Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit e qarqeve dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”, tha kryeministri grek.

“Qeveria duhet t’i ketë këmbët fort në tokë”, theksoi ai, duke iu referuar mesazheve politike që dhanë kutitë e votimit.

“Më lejoni t’ju kujtoj se në zgjedhjet nacionale u duk forca e të gjitha partive. Kishte një kundërpërgjigje forcash kundër Demokracisë së re.

Unë do të them vetëm një gjë. Qeveria duhet të luftojë me të gjitha forcat e saj me theks në axhendën e saj reformuese. Për ata që nxitojnë të festojnë, më lejoni t’ju kujtoj se para disa muajsh patëm zgjedhje kombëtare në të cilat forca e partive u regjistrua me qartësi absolute”, tha kryeministri grek.

Etiketa: GreqimitsotakisZgjedhje

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Përshkallëzohet situata mes Izraelit dhe Libanit, paralajmërohet Hezbollahu…

Përshkallëzohet situata mes Izraelit dhe Libanit, paralajmërohet Hezbollahu...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com