GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Humbi djalin 5 vjeç, nëna: Burri i tha vjehrrit të të kem ty se bëj tjetër…

21:34 - 26/11/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi djalin 5 vjeç, nëna: Burri i tha vjehrrit të të kem ty se bëj tjetër…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nashiferi, nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina e ka filluar jetën bashkëshortore me shumë vështirësi. Fillimisht ka jetuar me familjarët e burrit, 8 persona që banonin në një shtëpi 1+1. Paralelisht me të, ishte shtatzënë dhe vjehrra e të dyja kanë lindur në të njëjtën kohë.

Nashiferi është kujdesur edhe për kunatën e vogël e të sapolindur, por pas 5 vitesh ajo humbi tragjikisht djalin e saj. Ajo nis të rrëfejë tragjedinë në seancën e ndërmjetësimit të “E Diela Shqiptare” në Tv Klan e cila ka ndodhur pasi Nashiferi dhe bashkëshorti nisën të jetonin veçmas.

Nashifer: Vazhduam jetën, në ’90 që u hapën kufijtë, kunati i vogël që ishte me pleqtë iku në kurbet siç ikën të gjithë shqiptarët. Në fakt, të flas atë realitetin që është nuk para shkonte mirë me babin e vet, jo se më thoshte gjë mua, por e dëgjoja që kur vinte te Ylli i thoshte “do vish të merresh vesh me Merkon ti se do ta vras fare?”

Eni Çobani: Për babain e vet?

Nashifer: Për babain e vet. Ylli jo se është burri im, është i madhi, por kishte një afrimitet të paparë me babain e vet edhe pse ne ishim veç, ai nuk vinte në shtëpi. Ose do pinte kafe me të në lokal kur vinte nga metalurgjia se ai doli në pension ose do shkonte te shtëpia, çdo natë, sa ditë që kishte dhënë Zoti.

Djali, Landi shkonte në kopsht ndërsa vajza në çerdhe. Një ditë, teksa Landin e merrte gjyshi nga kopshti, përplasja nga një makinë i merr jetën.

Nashifer: Në fakt e ndieva se më këputej shpirti. Vijnë dhe më thonë “hajde se do ikim në shtëpi, lëre punën Nashi”. Nuk e dija ç’më kishte ndodhur… I thashë kunatave të mia diçka se e pashë që lanë punën edhe punëtorët e tjerë. Pashë te rruga që ishte një makinë e madhe, gjithë ato makina, prapë nuk më shkonte mendja kurrë që do më kishte vrarë makina djalin tim. Kur kam shkuar në shtëpi, më ka treguar që është bërë aksident, më thanë, nuk gënjej, nuk jam mësuar të gënjej, Ylli kishte ardhur përpara meje, e kishin sjellë në shtëpi. Vjehrri im i binte kokës me grushta. Nuk mbaj mend më, por mbrapa e dëgjova që Ylli e kishte kapur në qafë dhe i kishte thënë “babi unë të të kem ty se unë bëj djalë tjetër prapë”.

Eni Çobani: Pra Ylli ta kapërcejë atë dhimbje kaq të madhe…

Nashifer: Kaq shumë e donte të atin sa i tha “babi, unë të kem ty, mos bëj kështu se do bëj djalë tjetër prapë”./tvklan.al

Etiketa: burrinenatragjediaVjehrri

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
“Daja, boli, batman, lambo”, ja nofkat që janë përdorur në “Sky” nga…

Si lidhet krimi me Policinë, eksperti i kriminalistikës: Lihet personi peng atje, nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com