GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Humbi jetën në ditën e parë të punës: Capital T mbulon shpenzimet e funeralit të 20-vjeçarit të vrarë në Velipojë

20:37 - 27/06/21
në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi jetën në ditën e parë të punës: Capital T mbulon shpenzimet e funeralit të 20-vjeçarit të vrarë në Velipojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Velipojë në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Pas një sherri banal për ndarjen e rërës dhe shezlongeve në plazh, 4 persona mbetën të vrarë dhe 2 të tjerë të plagosur.

Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur në vend pas përplasjes me armë të pronarëve të dy hoteleve.

Akoma më tragjik ishte fati i 20-vjeçarit që humbi jetën, i cili ditën e djeshme kishte filluar punën si kamarier në hotelin Gocaj. Dita e parë e tij e punës rezultoi fatale dhe rezultoi të ishte dhe dita e fundit e jetës.

Të afërm të 20-vjeçarit kanë pranuar se e ëma nuk kishte asnjë mundësi financiare për të mbuluar të paktën shpenzimet e funeralit të djalit të saj, që u nda nga jeta në lule të rinisë.

Një gjest tepër human dhe një shembull për të gjithë ka dhënë reperi Capital T. Ai është ofruar të ndihmojë familjen e djalit në komentet e postimit të opinionistit Olti Curri, ku të afërm të të ndjerit tregojnë se mamaja e Musaenit nuk paguan dot funeralin.

Pasi “Iconstyle.al” kontaktoi me reperin, ju bëjmë me dije se ai është ofruar të mbulojë pa zhurmë të gjitha shpenzimet e funeralit të Musaenit që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm.

Capital T do t’i gjendet pranë familjes në këtë moment kaq të vështirë, ndërsa gjesti i tij vlen si shembull për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sado pak nënën dhe vëllain e të ndjerit në këto ditë kaq të errëta.

“Iconstyle.al” ka komunikuar me familjarët e 20 vjeçarit dhe shumë shpejt do t’ju mundësojë një mënyrë (kontakt/llogari bankare) për personat që duan t’i vijnë në ndihmë familjes së viktimës.

Etiketa: Capital TOlti Curri

Lajme të lidhura

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë
Breaking Views

Gjesti flet pas lirimit: Jam penduar për gabimin, por kam edhe diçka për të thënë

20:44 - 19/03/26
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private
Breaking Views

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private

18:04 - 15/03/26
Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26
Para
Vuçiç: Do të flas me Merkelin për çështjen e Kosovës

Vuçiç: Do të flas me Merkelin për çështjen e Kosovës

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com