GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Humbi jetën nga sëmundja e rëndë, Erikssonit nuk i përmbushet amaneti

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi jetën nga sëmundja e rëndë, Erikssonit nuk i përmbushet amaneti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sven-Goran Eriksson kishte shprehur një dëshirë të fundit para se të ndërronte jetë në moshën 76-vjeçare, më 26 gusht për shkak të kancerit në pankreas.

Trajneri suedez, që gjatë karrierës së tij kishte drejtuar një numër të madh skuadrash të njihura (Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio etj.), kishte kërkuar që hiri i tij të shpërndahej në Liqenin e tij të dashur Fryken, në Suedi, pranë vendlindjes së tij, Sunne, dhe vendit tjetër ku ai u rrit, Torsby, në qarkun e Varmland.

Dy qytete të vogla të rrethuara nga natyra, ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe ku të gjithë e kanë ndjekur nga larg karrierën e mrekullueshme futbollistike të Svennit.

Aty u bë varrimi i Eriksonit, të premten e kaluar, dhe aty, në ujërat e ftohta e të kristalta të atij liqeni, mendohej se hiri i tij ishte shpërndarë.

Mirëpo leja u refuzua, siç njoftoi menaxheri i trajnerit, Bo Gustavsson: “Nuk na lejuan ta shpërndanim hirin e tij në liqenin Fryken”.

Eriksson ishte një qytetar i botës, suedezi stërviti kudo, por kishte ruajtur gjithmonë një lidhje shumë të fortë me rrënjët e tij dhe ishte shprehur qartë për dëshirën e tij pasi vdiq: të qëndronte dhe të “flente” përgjithmonë në atë cep të parajsës, që për të ishte Liqeni Fryken.

“Është një vend i mrekullueshëm. Të bën të qetë, më bën të qetë,” tha ai në një dokumentar. “Babai im u rrit nën mal. Nëse shikon drejt është Torsby, ku u rrita, dhe në drejtim të kundërt është Sunne, ku kam lindur. Hiri im mund të hidhet në këtë ujë.”

Një dëshirë, e cila, megjithatë, u ndesh me refuzimin e prerë të autoriteteve lokale, të cilët e ndaluan familjen e Erikssonit të shpërndante hirin e tij në liqenin që ai e donte aq shumë. Urna, që përmban hirin e tij, do të varroset në një vend të fshehtë.

 

Etiketa: amaneteriksson

Lajme të lidhura

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Para
Sterilizimi/ Ish-zv.ministri do të lërë nesër qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Sterilizimi/ Ish-zv.ministri do të lërë nesër qelinë për të dëshmuar në Komisionin Hetimor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26

Rreth 500 mijë qytetarë që përdorin çdo ditë transportin publik në vend mund të përballen me rritjen e çmimit të...

Lexo më shumë
Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

Tabaku nga Brukseli: Integrimi duhet të sjellë përfitime për bizneset e fermerët, po çfarë të eksportojë Shqipëria kur s’ka prodhim

11:11 - 10/11/26
FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com