GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera

Humbi jetën për sfidën e TikTok, flet mesuesja e të miturit në Shkodër

në Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi jetën për sfidën e TikTok, flet mesuesja e të miturit në Shkodër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 10-vjeçar humbi jetën dy ditë më parë aksidentalisht, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin për ta hedhur në rrjetin social Tik-Tok.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin në Shkodër, por në mënyrë të veçantë stafin e shkollës “At Gjon Karma” në Gurin e Zi.

Mësuesja kujdestare Roberta Naraci ka rrëfyer në një deklaratë për mediat se Nasiri nuk kishte shfaqur probleme, madje ishte një fëmijë lider në klasë.

“Nasiri Y, ishte nxënësi im që prej klasës së parë. Mund ta përshkruaj si një nxënës me arritje të mira, me tipare të një lideri. Një fëmijë shumë i shkathët. Gëzonte respektin e nxënësve dhe mësuesve. Shumë sjellje e mirë. Asnjëherë nuk ka shfaqur probleme”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse ka arritur të komunikojë me familjarët si ka ndodhur ngjarja ajo ka thënnë” “Kam arritur të komunikoj, por jo direkt me prindërit, por me familjarë të tjerë më të largët, pak a shumë këtë ide kanë edhe ato. Megjithëse nuk janë shumë të qartë si ka ndodhur. Kontrolli i prindërit nuk duhet të mungojë për asnjë arsye për asnjë moment sidomos kur nxënësit janë ende në moshë kaq të vogël. Jemi të gjithë të tronditur, falë edhe punonjëse sociale që ka shkolla është bërë një punë shumë e mirë për të ndryshuar pak humorin e nxënësve”.

Ndërsa, për punonjësen sociale Rajmonda Zenelaj, rasti është tejet i rëndë ndërsa ajo shton se prindërit duhet të tregojnë më tepër kujdes me fëmijët.

“Nga vëzhgimet më përpara, ai nuk ka shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti apo depresioni. Është rënie pre e rrjeteve sociale,” thotë ajo.

10-vjeçari Ymeri ishte duke luajtur ne katin e dytë të banesës ku edhe u gjet pa shenja jete. Ai mësohet se ka tentuar të bëjë një video duke bërë akrobaci, por kjo ka rezultuar fatale.

Etiketa: i mituriTik tok

Lajme të lidhura

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Tetor 2026

07:25 - 01/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Shtator 2026

07:31 - 30/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Shtator 2026

07:18 - 29/09/26
Para
Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe të katër të tjerë

Gjykata e Posaçme dërgon për gjykim gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe të katër të tjerë

TË FUNDIT

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari
Aktualitet

Vodhi makinën e postës në Durrës, arrestohet në Berat 23-vjeçari

15:39 - 01/10/26

Një 23-vjecar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të një poste,...

Lexo më shumë
Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

Raporti për klimën e investimeve në Shqipëri/ DASH: Shqetësim korrupsioni, krimi i organizuar e pastrimi i parave

15:20 - 01/10/26
UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

UEFA Nations League/ Kombëtarja mbyll përgatitjet në Cesena, pasditen e sotme niset drejt Helsinkit

15:01 - 01/10/26
Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

Vizita e Von der Leyen dhe takimi me Ramën/ Lubonja: Vijnë këtu na tregojnë sukseset, nuk dëgjojnë zërin e qytetarëve protestues

14:48 - 01/10/26
Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

Java Europiane e Sportit/ Futbolli bashkon fëmijët dhe të rinjtë

14:21 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com