GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Humbi të atin, Basha: U largua në paqe i rrethuar nga dashuria

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbi të atin, Basha: U largua në paqe i rrethuar nga dashuria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë miqtë që iu gjendën pranë familjes së tij dhe i lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre për humbjen e të atit Xhelal Basha, i cili u nda nga jeta dy ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Me anë të një prostimi në facebook, Basha shkruan se babai i tij u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, teksa nuk mungon dhe një falënderim për personelin shëndetësor.

“Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar, mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.

Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falënderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.

Falënderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe. Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti t’i prehet në paqe!” – shkruan Basha.

Kujtojmë se babai i kreut të Partisë Demokratike ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai kishte qëndruar për një kohë të gjatë në spital por nuk ka arritur që të mposht sëmundjen që i ka marrë dhe jetën.

Etiketa: babaiDashuriahumbjeLulzim Bashapaqe

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Para
E rëndë, vritet një shqiptar në Gjermani

E rëndë, vritet një shqiptar në Gjermani

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com