GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Humbje në rrjet”/ Si i “mbulon” OSHEE borxhet miliona euro që nuk i mbledh. Spartak Kovaçi debitor ndaj shtetit me 51 mln euro

20:33 - 02/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Humbje në rrjet”/ Si i “mbulon” OSHEE borxhet miliona euro që nuk i mbledh. Spartak Kovaçi debitor ndaj shtetit me 51 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Por pse ka kaq shumë borxhe OSHEE? Sipas një studimi të dhënave të OSHEE-së, vetëm gjatë vitit 2019, borxhet që ka ky institucion nga të tjerët shkon në 1.14 miliardë euro. Një pjesë e këtyre arkëtimeve jo pak herë janë fshehur përmes termit “humbje në rrjet”. Kjo do të thotë se këto borxhe ende nuk janë mbledhur për aq kohë sa deri në vitin 2022 niveli i humbjes së energjisë elektrike nuk ndryshon. Edhe përse numri i abonentëve është ulur nga largimi i shumë familjeve jashtë vendit.

Ndërkohë që janë investuar miliona lekë në sistemin e shpërndarjes, shifrat do të duhej të ishin më të ulëta nga këto humbje në rrjet. Por sërish, në shpjegimet e bilanceve ka klasifikim të humbjeve si, teknike dhe jo teknike.

Nga njëra anë humbja teknike ekspozon cilësinë e dobët të sistemit të shpërndarjes. Ky fakt tregon gjithashtu se edhe tenderat e fituar për këto procedura nuk kanë pasur sukses në përmirësimin e situatës së shpërndarjes, pavarësisht investimeve të kryera.

Ekspertët e energjisë këmbëngulin se, humbja jo teknike konsiston në abuzimet me energjinë dhe vjedhjen duke ndërhyrë në sistem. Nga të gjitha mosfunksionimet e përmendura, nga vitit 2018 deri në 2020, OSHEE ka deklaruar se i janë shtuar detyrimet me 101 milionë euro. Detyrimet mes institucioneve nuk janë të pakta.

Vetëm borxhi i OSHEE ndaj Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është 4,37 miliardë lekë ose 43 milionë euro. KESH, nga ana tjetër, ka borxhe 34 miliardë lekë ose 340 milionë euro ndaj Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ndërkohë që borxhe ndaj OSHEE-së kanë edhe ujësjellësit me vlerë 28.1 miliardë lekë ose 281 milionë euro. Borxhin më të madh për OSHEE-në e ka Ujësjellësi i Durrësit që drejtohet nga Spartak Kovaçi dhe kap shifrën e 51 milionë eurove.

Përveç këtyre detyrimeve, ujësjellësat kanë detyrime me vlerë 10,3 miliardë lekë ose 103 milionë euro edhe ndaj Ministrisë së Financave kjo sipas projektbuxhetit 2024.

Siç vihet re dhe nga tabela, humbjet kanë pësuar rënie nga viti në vit, por kemi një lidhje të zhdrejtë për vitin 2019 për sa i përket humbjeve jo teknike në raport me faturimet dhe vitet e mëparshme. Humbja jo teknike konsiston në abuzime me energjinë nga abonentët (vjedhja). Rritja e humbjes jo teknike për vitin 2019 nuk e arsyeton punën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike./Vetting

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Topalli: Një vend ku mbijeton padrejtësia, ku qeveria është vetëm një bandë

Topalli: Një vend ku mbijeton padrejtësia, ku qeveria është vetëm një bandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com