GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Humbjet në rrjetin e energjisë u rritën me 25.1 për qind

13:46 - 23/05/23
në Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
Humbjet në rrjetin e energjisë u rritën me 25.1 për qind
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Humbjet në rrjetin e energjisë elektrike të vendit u rritën në 25.1% në tremujorin e parë të këtij viti, nga 27.7% që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022, bëhet e ditur nga raporti statistikor periodik i Institutit të Statistikave. Humbjet totale u rritën si pasojë e përkeqësimit të situatës në sistemin e transmetimit ndërsa humbjet në sistemin e shpërndarjes pësuan një rënie të lehtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria konsumoi pak më shumë se 2.1 milionë MW/h energji elektrike për periudhën janar-mars, nga të cilat, 533 mijë u humbën për shkaqe teknike ose për shkak të vjedhjeve. Humbjet teknike normale janë në nivelin 6% në sistemet energjetike të menaxhuara siç duhet. Humbjet anomalisht të larta si në rastin e Shqipërisë, vijnë si pasojë e mosmirëmbajtjes së duhur të pajisjeve të rrjetit. Aktualisht, humbjet totale teknike raportohen nga kompanitë e sistemit në masën 17.6%. Vjedhjet, të cilat pranohen si normale në nivelin e jo më shumë se sa 2%, janë aktualisht 7.5%.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama premtoi një reformë të madhe energjetike në vitin 2015, gjë që përfshinte rritjen e çmimit me qëllim krijimin e kushteve për investime në sistem dhe luftimin e vjedhjeve. Synimi final ishte që rreth vitit 2020, humbjet teknike të ishin 6% nga 17.6 që janë aktualisht dhe vjedhjet të ishin 2% nga 7.5% që janë aktualisht.

Në një vit normal, vlera monetare e humbjeve arrin në mbi 100 milionë euro. Qeveria nuk jep shpjegime se pse menaxhimi i sistemit energjetik prej saj nuk sjell efikasitetin normal ndërsa është akuzuar se ka politizuar të gjithë administratën publike, me shumë drejtorë të sistemit që merren me fushatë në vend që të merren me punën për të cilën paguhen dhe me disa drejtorë që kanë bërë karrierë duke u bërë këshilltarë apo kryetarë bashkish, pavarësisht se humbjet vijojnë të mbeten në nivele anormale./BIRN

Etiketa: energjihumbje

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:40 - 02/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:03 - 30/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 29 Janar, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:59 - 29/01/26
Para
A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Ja si përgjigjet Topalli

A duhet të japë dorëheqjen Berisha? Ja si përgjigjet Topalli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë
Aktualitet

Lezhë/ Tre autorë të identifikuar për atentatin ndaj Nikulajt, ndalohet polici që reagoi me armë

21:46 - 02/02/26

Shënjestër e atentatit në berberhanen në Rrilë të Lezhës, nuk ishte pronari, i cili u plagos me 5 plumba, por...

Lexo më shumë
Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

Liverpooli mposht Chelsean, siguron shërbimet e Jeremy Jacquet

21:17 - 02/02/26
Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi nesër në Apel, kërkojnë heqjen e arrestit

20:56 - 02/02/26
Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë

20:24 - 02/02/26
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga

20:21 - 02/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com