GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Humusi, historia e ushqimit që pretendohet nga të gjithë

19:07 - 19/05/23
në Lifestyle, Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 3 min
A A
Humusi, historia e ushqimit që pretendohet nga të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Thuhet gjithmonë se ushqimi është në gjendje t’i bashkojë njerëzit dhe kjo është e vërtetë! Sepse asgjë nuk bashkon më shumë njerëzit sesa të ulen rreth tryezës dhe të ndajnë ushqimin.

Megjithatë, në disa raste mund të ndodhë edhe e kundërta. Një shembull i përsosur i kësaj është hummus bil tahina, i njohur gjerësisht si humus, mbreti i kuzhinës së Lindjes së Mesme që tani është përhapur në të gjithë botën.

Kremi i shijshëm i bërë me qiqra dhe tahini (pastë me fara susami) është bërë shkak për mosmarrëveshje që shkonjnë përtej tavolinës së bukës.

Nga palestinezët te egjiptianët, nga izraelitët e deri tek grekët, të gjithë pretendojnë përkatësinë e humusit, i cili në fakt ka origjinë aq të lashtë saqë humbet në rrugicat e ngushta të kohës.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me historinë e këtij ushqimi të mrekullueshëm, që sot konsumohet në çdo cep të botës.

 

Çfarë është humusi?

Në ditët e sotme humusi lidhet automatikisht me një mënyrë jetese të shëndetshme dhe me kulturën vegane e stë vegjetariane gjithnjë e më të përhapur, por receta është shumë më tepër se kaq!

I thjeshtë dhe i shumëanshëm, humusi është një sintezë e shijeve të Lindjes së Mesme.

Një salcë e trashë e përbërë nga qiqrat, tahini, limon, vaj dhe kripë, e cila duhet të zbukurohet sipas dëshirës me erëza.

Është pjata e përbashkët, që serviret në tavolinë në një tas nga i cili mund të marrin të gjithë, duke zhytur një copë bukë ose një pite.

Pikërisht për këtë arsye, humusi është një simbol i intimitetit që krijohet vetëm mes darkuesve që ndajnë një pjatë.

 

Historia dhe origjina

Humusi është një nga pjatat që ka krijuar më shumë ndarje mes vendeve të Lindjes së Mesme.

Arsyeja e mosmarrëveshjes është origjina e paqartë dhe e pretenduar nga popuj të ndryshëm. E kjo pavarësisht se pjata është mjaft e përhapur në të gjithë Lindjen e Mesme (dhe më gjerë) sa nuk ka pothuajse asnjë kufi.

Egjiptianët nuk janë dakord, izraelitët ia kanë besuar pretendimin e tyre Biblës Hebraike, ku shkruhet për një pjatë të quajtur hummus.

Prandaj nuk është për t’u habitur që në Izrael kremi i qiqrave është një institucion i vërtetë, të cilit i kushtohen libra gatimi apo klube fansash.

Dy kombe të tjera pretendojnë atësinë e humusit, duke përfshirë Greqinë, ku duket se ka tërhequr veçanërisht vëmendjen e Platonit, dhe Libanin, i cili për këtë arsye ka krijuar një luftë të vërtetë gastronomike me Izraelin.

Çështja e autorësisë së humusit mund të duket si një çështje e vogël, megjithatë për Lindjen e Mesme është aq serioze sa ka çuar në një lloj konflikti, të njohur si lufta e humusit.

Gjithçka filloi midis 2006 dhe 2008, kur një kompani izraelite u akuzua nga Libani për përvetësim kulturor të recetës. Prej këtu nisi sfida me përplasjet ligjore, të drejtat e autorit, kërkesat drejtuar Bashkimit Europian për njohjen e origjinës së humusit dhe rekordet botërore.

Në fakt, një nga sfidat më të veçanta të luftës ishte kur të dy vendet u përpoqën të hynin në rekordin botëror të Guinness me humusin më të madh!

Fillimisht rekordi u fitua nga Libani me një humus 2000 kg, më pas Izraeli u përgjigj me një humus prej 4000 kg, e në fund Libani e mori përsëri titullin me një humus prej 10,452 kg (sipërfaqja e vendit në km katror).

Në përpjekje për të frenuar këto mosmarrëveshje gastronomike, u vendos dita botërore e humusit. Ajo festohet më 13 maj dhe synon të bashkojë të gjithë njerëzit e botës, veçanërisht ata të Lindjes së Mesme.

 

Kultura e humusit

Përtej luftërave, polemikave dhe pretendimeve për përkatësi, humusi është simbol i gjithë Lindjes së Mesme, jo vetëm në nivelin gastronomik, por edhe në atë kulturor.

Në fakt, humusi mund të konsumohet në çdo moment të ditës dhe shoqërohet kryesisht me ushqimet karakteristike të Lindjes së Mesme si: falafel, bukë pa maja apo pite.

Duke pasur parasysh përhapjen e tij të pamasë, përveç recetës origjinale, sot ka dhjetëra receta për përgatitjen e humusit dhe për përdorimin e tij në mënyra nga më të ndryshmet. Sot humusi preferohet nga shumë njerëz në çdo cep të botës, sepse fal shije dhe plot vlera ushqyese./ArgoWeb.org

Etiketa: Humusiushqim

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Longo i bindur: Jemi optimistë, vitin tjetër do luajmë në…

Longo i bindur: Jemi optimistë, vitin tjetër do luajmë në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com