GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Hungaria dhe Irlanda e Veriut, Grima: S’janë kundërshtarë të lehtë

12:51 - 18/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Hungaria dhe Irlanda e Veriut, Grima: S’janë kundërshtarë të lehtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare e vajzave nis sot përgatitjet për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve të muajit shtator, ndaj Hungarisë më 22 shtator në ‘Loro Boriçi’ dhe ndaj Irlandës së Veriut në transfertë më 26 shtator. Dy rivale mjaft të vështira për Kombëtaren e vajzave të drejtuara nga trajneri Armir Grima, i cili ka grumbulluar plot 21 vajza për këto dy sfida të rëndësishme.

Në një prononcim për fshf.org, tekniku kuqezi zbulon se do t’i kërkojë ekipit të bëjë një hap më tej në këto ndeshje, pasi ndryshe nga vitet e tjera, tashmë skuadra është më e pjekur. Trajneri Grima nënvizon se skuadra duhet të jetë e përqëndruar në të dyja këto dy sfida për të marrë një rezultat pozitiv.

“Presim shumë nga këto ndeshje dhe nga vajzat. Jemi në fazën e pjekurisë tashmë, nuk jemi më ekip i ri dhe të provojmë. Duhet të luajmë me shpirt e zemër në fushë, ashtu sikurse pamë edhe skuadrën A të djemve. Uroj që të arrijmë diçka më shumë se ç’kemi arritur në vitet e tjera. Kemi ndeshje të vështira, pasi as Hungaria dhe as Irlanda e Veriut nuk janë kundërshtarë të lehtë. Por duke qenë të përqëndruar dhe duke besuar te vetja e tek aftësitë që ka ekipi ynë, duke dhënë maksimumin tonë, mund t’ia dalim me sukses. Asgjë nuk arrihet nëse i marrim lehtë ndeshjet.” – thotë trajneri Grima, ndërsa flet edhe për elementët e rinj që janë afruar në ekipin A, duke nënvizuar që stafi pret surprizën nga ato.

“I kemi pasur edhe më parë në ekip vajzat, por vetëm në grumbullime rutinë dhe jo në ndeshje zyrtare. I kemi ndjekur dhe po i japim mundësinë që ato të luajnë për herë të parë me ekipin kombëtar A. Ne presim surprizën nga ato, presim që këto katër lojtare të reja të bëhen njësh me të gjitha vajzat e tjera në skuadër dhe të japin maksimumin. Duhet të luftojnë shumë për të qenë në vazhdim pjesë e kombëtares A. Duhet të na bindin me lojën e tyre në fushë”.

Hungaria dhe Irlanda e Veriut, si i sheh këto dy ndeshje? Cilat janë objektivat? – Jemi të përqëndruar totalisht te ndeshja e parë me Hungarinë. Ne kemi një grup shumë të mirë vajzash dhe besoj që do i marrim maksimumin të dyja ndeshjeve. E theksova edhe më lart, të dyja ndeshjet janë shumë të vështira, kemi përballë kundërshtarë me cilësi mjaft të larta, por besoj se do ia dalim të marrim rezultat pozitiv nëse luajmë fort dhe kemi besim te vetja” – përfundon trajneri Grima për fshf.org.

Etiketa: gridahungari

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Vrasja në Përmet, flet gruaja që u shërbente të moshuarve: Pashë gjak

Vrasja në Përmet, flet gruaja që u shërbente të moshuarve: Pashë gjak

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com