GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Hyrja në BE, premtimi që zgjati më pak se fushata elektorale

19:15 - 14/04/25
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Një dhuratë për Ramën nga KASaphana e zgjedhjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Enton Abilekaj

Një diskutim i brendshëm, i përsëritur, mes vendeve anëtare dhe brenda vendeve anëtare të Bashkimit Europian, për herë të parë duket sikur është pjesë e fushatës elektorale në Shqipëri. Koalicioni i madh gjerman që po merr mandatin 4-vjeçar nën drejtimin e demokristianit Merz, është kundër zgjerimit të Bashkimit Europian përpara se të ketë një reformim thelbësor. Ende i pazyrtarizuar, ky propozim ka shumë mundësi të bëhet vendim i Brukselit, duke patur parasysh fuqinë e Gjermanisë në Union.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, fuqitë e mëdha europiane, në bashkëpunim me administratën demokrate në SHBA, vendosën të ndiqnin një politikë më të hapur ndaj vendeve të Europës Lindore, të krijonin një mundësi integrimi të shpejtë, që nën kërcënimet e Linjdes, kufiri i Perëndimit të ishte sa më larg, sa më i unifikuar dhe sa më i sigurtë. Madje edhe Serbia po shihej si një shtet që do të kthente më në fund sytë nga Perëndimi, duke harruar dashurinë dhe duke prerë lidhjet e forcës më Rusinë.

Kjo situata e krijuar nga 2022, u shfrytëzua për një gjetje elektorale spektakolare nga Kryeministri Rama. Megjithëse në fillim të hapjes së kapitujve që po negociohet, ai vendosi të kërkojë mandatin e katërt me premtimin e anëtarësimit në BE dhe pasaportës europiane. Pas 12 viteve pa bilanc, pikërisht në momentin kur askush nuk e priste që të gjente një fjalë justifikuese për premtimet e pambajtura dhe themelimin e ekonomisë kriminale, ai gjeti zgjidhjen tek anëtarësimi.

Nëse nuk ka ujë të pijshëm 24 orë, do të vijë deri në 2030, sa të anëtarësohemi në BE. Nëse arsimi iku në drejtim të paditur, tani që do hyjmë në BE mund të studjoni në shkollat më të mira, me pagesa minimale. Nëse shëndetësinë falas ua dha miqve të tij për t’ua shitur shqiptarëve sa frëngu pulën, me hyrjen në BE mund të kurohen ku të duan. Nëse qeraja në Shqipëri të duket e lartë, shko në Greqi të jetosh më lirë, nëse je ngopur me pesticide dhe salmonelë ik në Itali dhe Francë të hash më mirë dhe më lirë. Nëse nuk e përballon dot ndotjen e Tiranës, nisu në Gjermani me pasaportën Europiane që të garanton vetëm Edi Rama. Dhe, nëse ke ikur tashmë, pa e pritur zgjidhjen e artë të Kryeministrit, nëse je zhgënjyer gjatë 12 viteve dhe ia ke mbathur nga sytë këmbët, në mandatin e pestë (se i katërti mbaron në 2029), do jetosh si qytetar i barabartë i BE-së.

Mjafton të votosh edhe 2 herë Edi Ramën që problemet e tua të marrin fund. Nuk është reklamë e ndonjë kompanie turistike, udhëtimi, apo punësimi, nuk është as reklamë e mjekëve çudibërës që mashtrojnë nëpër rrjete sociale apo media lokale. Është fushata elektorale e Edi Ramës. Është zgjidhja që mund të japë vetëm ai. Dhe, nëse flet si President i Komisionit Europian, me sigurinë që nuk e ka askush në Shqipëri dhe në Europë, mund të justifikohet me fjalët e mira që vijnë herëpashere nga Brukseli.

Vërtetë Kaja Kallas, zëvendëspresidentja e Komisionit Europian e përgënjeshtroi në Tiranë dhe e detyroi të mohonte me gojën e tij çfarë kishte hedhur si premtime në parafushatë, por pas kësaj Donald Tusk (jo Trump), me autoritetin e shtetit që ka presidencën e BE, njoftoi një tjetër tryezë ndërqeveritare. Më parë Marta Kos, komisionerja e Zgjerimit i erdhi në Tiranë dhe i fali bluzën e basketbollit, e bërë enkas për Ramën, për ndeshjen e vështirë të integrimit.

Mbushur me kundërshti, premtimi elektoral i Ramës, arrin t’i kalojë rreziqet e dezinformimit. Michael Martens, një gazetar i njohur në Shqipëri si ndjekës i zhvillimeve në rajon, shkruante sot në gazetën më serioze Gjermane, Frankurter Allgemeine Zeitung, se me qeverinë e re të Gjermanisë, nuk do të ketë zgjerim, pa u bërë një reformë. Megjithëse gazetari thotë se ky në fakt është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, lajmi në Shqipëri është që demagogjia e Edi Ramës me Europën mori një goditje të rëndë. Të paktën do t’i duhet të ndërrojë përsëri vitin, ndoshta në 2035. Ndoshta duhet të votohet edhe 3 herë të tjera, që të na sjellë ujin e pijshëm.

/Dosja.al/

Etiketa: BEEdi Ramafushata 2025zgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Cila është mosha e lumturisë së plotë/ Studimi 85-vjeçar i Harvardit jep përgjigjen befasuese

Cila është mosha e lumturisë së plotë/ Studimi 85-vjeçar i Harvardit jep përgjigjen befasuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26

Tre fëmijë të mitur merren nën kujdes pasi lihen vetëm e të paushqyer në banesë, nis procedim penal për nënën....

Lexo më shumë
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26
Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

Bundesliga starton me spektakël, Bayerni “shkund” Wolfsburgun me fitore të thellë

20:24 - 11/01/26
Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

Lumenjtë dalin përsëri nga shtrati, hidrocentrali i Fierzës nis shkarkimet

19:56 - 11/01/26
Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

Hapja e portave të HEC-it të Banjës, përmbytet landfilli i Kuçovës dhe stalla e derrave

19:36 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com