GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Hysaj: Bashkia e Sakos po mbulon Durrësin me asfalt elektoral

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hysaj: Bashkia e Sakos po mbulon Durrësin me asfalt elektoral
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në selinë blu, Jola Hysaj përmes një postimi në ‘Facebook’ shkruan se Bashkia e Durrësit po vazhdon asfaltin elektoral dhe se Kodi Zgjedhor po shkelet.

Jola Hysaj thekson se Bashkia nga paaftësia e Emiriana Sakos të ‘zgjohet’ dhe të gumëzhijë nga puna vetëm pak ditë para zgjedhjeve vetëm dhe se po përdor tenderat për gjelbërim, pa transparencë.

Ajo shton se qytetarët e Durrësit po diskriminohen nga pushteti vendor në të gjitha shërbimet dhe se mazhoranca e ka shkatërruar qytetin, ku bën thirrje për 14 maj që vota e këtyre të fundit të funksionojë si ndëshkim për Partinë Socialiste.

Reagimi:

Aty ku paaftësia e Sakos mbulohet me asfalt elektoral, ku KQZ flen gjumë dhe SPAK është në dremitje të plotë.

Bashkia e Durrësit vijon asfaltin elektoral në Arapaj, Porto Romano, Romanat, Shkallnur. Edhe me këto veprime që janë në shkelje me të dyja kembët të Kodit Zgjedhor,  Bashkia i ka ndarë qytetarët në të nënës dhe të njerkës, pasi ka shumë zona në të cilat nuk është investuar përgjatë gjithë mandatit, dhe as tani.

“Kudo nëpër rrugët dhe rrugicat e lagjeve në komunat e Durrësit, zgjohesh nga zhurmat e makinerive të fadromave, skavatorëve dhe rrulave që punojnë për shtrimin e rrugëve me atë asfaltin e hollë elektoral. Durrësi po “Rilind” vetëm në 3 javë para zgjedhjeve vendore. Bashkia sapo i ka zbuluar te gjitha rrugicat e këtij qyteti vetëm këto pak ditë, dhe vetëm në pak orë, “punë mbaruarit” kanë shtruar kilometra me asfalt në trashësinë e cipës së qepës.  Qytetarëve ” u serviret” intensivisht  asfalti elektoral, duke treguar haptazi nivelin më të ulët të shërbimit të një institucioni vendor, e cila zgjohet dhe gumëzhin nga puna, vetëm pak dite para zgjedhjeve. Qytetarët e Durrës janë të diskriminuar nga pushteti vendor në të gjithë shërbimet që marrin dhe që duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Njëlloj siç ndodhi në zgjedhjet e pjesshme ku u përdorën fondet e rindërtimit për fushatë, në këto zgjedhje për përdoren tenderat për gjelbërim dhe asfalt elektoral.  Disa pyetje që vijnë në mendjen e secilit prej nesh kur shohim që rrugët shtrohen pa tabelën e punimeve, pa trasparencë por brënda 4 orësh:

1 -Kur u bë tenderimi i asfaltit elektoral dhe sa është buxheti i miratuar?

2 -Sa po respektohen standartet dhe kush janë kriteret e përzgjedhjes së firmave që e bëjne këtë asfaltim?

3 -Si po behët përzgjedhja e zonave, në bazë të nr të votuesve apo të drejtorave të administratës shtetërore?

4 -Si lind gjithë kjo dashuri për zona të caktuara vetëm në kohë fushatash?

Ju bëjmë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe në 14 maj të ndëshkojnë me votë partinë që e shkatërroi Durrësin, i hoqi identitetin dhe i la qytetarët në mes të 4 rrugëve duke luajtur çdo dite me dinjitetin e tyre.

Etiketa: asfaltDurrësSako

Lajme të lidhura

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Para
Berisha- Ramës: Familjarët e tu, peshkaqenë që gëlltisin tendera

Berisha- Ramës: Familjarët e tu, peshkaqenë që gëlltisin tendera

Discussion about this post

TË FUNDIT

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia
Aktualitet

OSBE reagon për dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Të hetohen edhe rastet e forcës së tepruar nga policia

20:11 - 21/10/26

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, ambasadori Jan Braathu, ka shprehur shqetësimin për raportimet mbi dhunën ndaj gazetarëve dhe...

Lexo më shumë
Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com