GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen

21:46 - 13/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Hysen Kadiu iku në Amerikë gjatë fushatës”, Berisha përplaset me Salianjin: Po gënjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debate të forta ka patur edhe mes Sali Berishës dhe Ervin Salianjit në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike me dyer të mbyllura ku pati akuza të ndërsjella mes drejtuesve për fushatën dhe çështjen e firmave për Avokatin e Popullit.

Mësohet se teksa Berisha ka deklaruar se Hysen Kadiu është larguar në Shtetet e Bashkuara për fushatë, duke theksuar se i kishte premtuar një vend të sigurt në listë, por se premtimi nuk u realizua.

“Hysen Kadiu ka ikur në fushatë në Amerikë. Ia kam premtuar që do jetë në listë të sigurt, por s’e mbajta dot, por ai iku, ma ka thënë”, mësohet të ketë thënë Berisha.

Kjo deklaratë është kundërshtuar nga Salianji, i cili ka theksuar se Kadiu ka qenë aktiv në fushatë në mbështetje të PD-së.

“Ka qenë në fushatë dhe ka foto të tij nëpër zona, duke bërë thirrje për të votuar PD”, është shprehur Salianji.

Debati është ashpërsuar kur Berisha ka reaguar duke thënë se Kadiu “Po gënjen, nuk ka punuar”, deklaratë që ka sjellë reagimin e fortë të Salianjit.

“Edhe falë tij jemi 2800 vota para. Fjalën ‘gënjen’ tërhiqe”, ka kërkuar ai, duke paralajmëruar se do të largohej nga mbledhja nëse deklarata nuk tërhiqej.

Në vijim, Berisha ka këmbëngulur “Jo nuk ka qenë”, duke shtuar se disponon mesazhe që, sipas tij, e mbështesin qëndrimin e tij, ndërsa Salianji ka akuzuar drejtuesit se po zhvendosin vëmendjen nga skandalet e qeverisë.

“Të respektoj si kryetar partie, por fjalën “gënjen” tërhiqeni ose dal nga mbledhja”, ka thënë Salianji.

Berisha: Ai më ka dërguar SMS vetë.

“Mendova që sot duhet të flisnim vetëm për skandalin Rama–Balluku. Sot, me këtë, po zhvendosni vëmendjen. Unë erdha t’i bëjmë gjyqin qeverisë”, ka deklaruar më tej Salianji, duke shtuar se është i gatshëm të denoncojë çdo bashkëpunim me qeverinë.

Në debat ka ndërhyrë edhe Bled Himçi, i cili ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Salianjit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në çështjen e firmave për Endri Shabanin. Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së.

“Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.

Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit”, ka deklaruar Himçi, duke shtuar se firmat janë kërkuar edhe prej tij personalisht, por ai ka refuzuar.

Nga ana e tij, Salianji ka mohuar akuzat, duke deklaruar se nuk ka qenë aktiv në zona të caktuara dhe duke iu drejtuar me ironi bashkëbiseduesve.

“As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije”, mësohet të ketë thënë ai.

Në fund të debatit, Berisha ka sqaruar se disa nga “Takimet i kam konsideruar private”, ndërsa Salianji ka replikuar se çdo takim që mbledh qytetarë i shërben Partisë Demokratike.

“Nëse në takime private mblidhni aq shumë njerëz, vetëm mirë i bëni PD-së. Të dalë secili të mbledhë aq njerëz në çdo zonë dhe ne i mbushim sheshet”, ka përfunduar Salianji.

Etiketa: berishaSalianji

Lajme të lidhura

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij
Aktualitet

Qori: Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha

23:01 - 13/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur

22:03 - 13/12/25
“Punoi për Ramën në zgjedhjet e 11 majit”/ Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim…
Aktualitet

“Punoi për Ramën në zgjedhjet e 11 majit”/ Hysen Kadiu i përgjigjet Berishës: Uji i ndenjur ka nevojë për rifreskim…

21:33 - 13/12/25
Para
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar
Sport

Shqetësohet Paladino, Berat Gjimshiti lë fushën i dëmtuar

23:10 - 13/12/25

Berat Gjimshiti ka mbyllur para kohe ndeshjen e sotme të Atalantës ndaj Kaljarit, pasi u desh të linte fushën e...

Lexo më shumë
Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Qori: Endri Shabani u bë Avokat i Popullit si pjesë e një marrëveshjeje Rama-Berisha

23:01 - 13/12/25
5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n

5 fitore radhazi në ‘Camp Nou’ për Barcelonën, dygolëshi i Raphinha-s ‘gjunjëzon’ Osasuna-n

22:28 - 13/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur

22:03 - 13/12/25
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën

21:52 - 13/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com