GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Hyseni vjen me detaje të reja, poston video nga telefonata me Alvisën

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali në Për’puthen, AWEN i dërgon letër “Top Channel”: Promovon dhunën ndaj gruas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Alvisa dhe Hyseni vazhdojnë ende të hedhin akuza kundrejt njëri-tjetri duke e komplikuar më tepër situatën, jo vetëm për publikun, por edhe për konkurrentët në emision.

Çdo gjë nisi më datë 6 nëntor, në “Për’puthen Prime”, ku palët u ballafaquan dhe kanë treguar plot detaje në lidhje me marrëdhënien e tyre si dhe prapaskenat që ndodhnin jashtë programit.

Çka bëri më shumë bujë, ishte deklarata e rëndë e Alvisës e cila tha se Hyseni ka ushtruar dhunë mbi të. Sipas saj, ky ishte dhe shkaku i ndarjes së tyre.

Alvisa, gjithashtu, pas këtyre akuzave, ka vazhduar të tjera publikime dhe ka paralajmëruar se nëse ai vazhdon të njëjtën sjellje, ajo do ta denoncojë. Në një video, Alvisa tregon se Hyseni ka dhunuar madje edhe motrat e mbesën e tij dhe i ka bërë thirrje familjes ta vizitojë, pasi ka probleme psikike.

Nga ana tjetër, edhe Hyseni nuk e ka lënë me kaq. Ai ka nxjerrë disa biseda telefonike në Instastory, ku ka nxjerrë një bisedë telefonike me Alvisën të datës 17 Shtator, e cila i kërkon të mos hyjë në program pasi do të prishet imazhi i të dyve.

Alvisa: Bushi a ma jep fjalën që për momentin je për jo?

Hyseni: O shpirt unë ta jap fjalën, okej se po më the ti nuk do vij, se unë për ty po vij,, po ti do i mbash ato dy gjëra që të kam kërkuar?

Alvisa: Deri tani i kam mbajtur.

Më pas, ai postoi dy story të tjera duke i bërë thirrje Alvisës të tregojë arsyen e vërtetë të ndarjes së tyre.

Hyseni gjithashtu thotë se për të gjithë këtë do mbahet përgjegjësi e madhe, duke paralajmëruar Olsën dhe Alvisën se do i shikojë në gjyq,

“…Më vjen keq që nuk dalin të sqarojnë të gjithë të vërtetën e të flasin për çka është bërë këtë periudhë gjatë emisionit, po fillon tregon mashtrime çfarë ka ndodhur në Janar dhe para dy vitesh. Hapi mesazhet të gjitha, jo vetëm mesazhet e tua. Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bëre në mes të lokalit, mos trego fantazirat e tua…Gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, sepse më vodhe gjithë kontaktet e punës dhe më shite te kundërshtarët e mi.

Olsa e di shumë mirë që ti bëre gjithë këtë lëmsh, por më vjen çudi si pranoj Alvisa të bëj kompromis kur ajo e di që është e zhytur deri në fyt me gabime kundrejt meje. Do mbahet përgjegjësi e madhe për çdo fjalë dhe në gjyq do shihemi shumë shpejt.” – ka shkruar ai nder te tjera.

Rikujtojmë se në programin “Për’puthen” ka ndodhur një skandal mes konkurrentëve, konkretisht mes Alvisa Qarrit dhe ish të dashurit të saj, Hyseni Rama, ku ky i fundit publikoi disa incizime dhe mesazhe me vajzën në fjalë. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Alvisës duke e nxjerr atë mashtruese dhe të shtirur, madje duke i thënë se nuk veproi ashtu sikur i kishte kërkuar ai. Nga ana tjetër, Alvisa ka publikuar disa foto dhe mesazhe ku tregonte se Hyseni e ka mbajtur me zor në komunikim pasi ajo hyri në program dhe gjithashtu e ka dhunuar në kohën kur bashkëjetonin. / O.B / Gijotina.com

Etiketa: AlvisaHyseniShowbiz

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
Inskenoi rrëmbimin e tij, policia vë në pranga autorin

Inskenoi rrëmbimin e tij, policia vë në pranga autorin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26

15 persona janë shoqëruar në polici në lidhje me protestën e një dite më parë të qytetarëve kundër qeverisë së...

Lexo më shumë
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com