GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për disa vrasje/ Kush është Ralf Faruku, i arrestuar në Greqi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për disa vrasje/ Kush është Ralf Faruku, i arrestuar në Greqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ralf Faruku, shqiptari që ishte shpallur në kërkim, u arrestua në aeroportin e Athinës, ditën e djeshme për vrasjen Aleks Maksim Rapo dhe plagosjen e Maria Shkëlqim Lamja.

Ngjarja ndodhi në kilometrin e 50 të aksit që lidh aerodromin me qendrën e Athinës.

Viktimat ndodheshin në automjetin e markës Smart me targë IMT 2460 në kohën që një sasi eksplozivi shpërtheu duke e lënë të vdekur në vend Rapon dhe plagosi rëndë Maria Lamjan.

Ai u arrestua nga policia ne 29 janar 2021 në Lamia në një automjet të blinduar ku ndodhej në shoqërinë e Alket Rizait, i cili kishte dalë për pak ditë me leje nga burgu. Në momentin e kapjes, policia zbuloi se ndaj Ferukut rëndonte një urdhër arresti si i dyshuar për bashkëpunim në vrasjen e Roland Shembitrasit dhe Gjergji Kapajt në “Joy Bar” në Glifadha në 8 tetor 2017. Pas arrestimit,  Feruku u mbajt ne burg deri në 12 prill 2021, kur u lirua me urdhër të prokurorit pa asnjë masë sigurimi dhe u deportua në Shqipëri.

Feruku për herë të parë ka rënë në pranga në vitin 1997 për vrasjen e një greku në Pire, por u dënua vetëm 5 vjet burg pasi vrasja u cilësua ne kushtet e vetëmbrojtjes. Gjatë qëndrimit në burgun e Kretes, në 1999 u dyshua bashkë me disa bashkëvuajtës të tjerë për vrasjen e një të burgosuri tjetër, por më vonë u shpall i pafajshëm. Ai dyshohet se në 2019 ka marrë pjesë në një shkëmbim zjarri jashtë një mini kazinoje në zonën e Patisias. Për këtë ngjarje akuzohen edhe disa policë, të cilët u përplasën me armë me civilë për çështje të paligjshme. Mësohet se ai ka mohuar vrasjen e Roland Shembitrasit dhe plagosjen e Gjergji Kapaj duke u shprehur se ishte mik i Rolandit dhe klient i lokalit “Joy Bar”. Ai u shpreh se vrasjen e kanë kryer të tjerë persona që nuk ishin të maskuar dhe se mes tyre dhe viktimës kishte një zënkë para vrasjes.

 

Ralf Feruku dyshohet të jetë një ndër organizatorët e një grabitjeje me vlerë 600 mijë euro në vitin 2015.

Konkretisht në 22 tetor 2015, pronari 43-vjeçar i një argjendarie ngriti një kurth në bashkëpunim me një 29-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte një grup kriminal bashkë me “Taqin”. Pronari la në dyqan si shitës, një punonjësen e tij dhe një shqiptar 30-vjeç.

Dy austriakë, një bullgar dhe një italian, duke punuar për një kompani zviceriane, kishin lënë takim në këtë argjendari për të blerë 19 kg flori për 600 mijë euro. Pronari 43-vjeçar, duke përdorur një shqiptar që dinte gjuhen shqipe, komunikonte në Viber me 30-vjeçarin shqiptar që të vononte blerësit dhe të ndihmonte grabitësit.

Dy austriaket u përballën me dy grabitës të armatosur që u morën valixhen e zeze me 600 mijë euro. Ata ikën pa marrë gjë tjetër dhe ulën grilat e argjendarisë duke mbyllur brenda viktimat si dhe shqiptarin 30-vjeçar.

Policia u njoftua nga Austria për grabitjen, pasi viktimat kishin komunikuar me familjarët. Policia zbuloi ngjarjen duke e zbardhur dhe rolin e “Taqit” në të.

 

Etiketa: FarukGreqiVrasje

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
“Burgosi” prej muajsh në shtëpi familjen, 35-vjeçari: I mbaja…

Vdiq pas lindjes në maternitet, burri 40-vjeçares: I lanë pjesë nga…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com