GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për një vrasje në 1997, Apeli e dënon me 21 vite burg/ Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I akuzuar për një vrasje në 1997, Apeli e dënon me 21 vite burg/ Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 21 vite burg Hektor Mahmutajn, i akuzuar për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Mahmutaj për rreth 20 vite qëndroi i fshehur në Britaninë e Madhe, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.

Ngjarja për të cilën Mahmutaj është dënuar nga Gjykata e Apelit ka ndodhur në vitin 1997, ku ai ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetas G.J. Sipas njoftimit zyrtar nga Gjykata e Apelit, Mahmutaj është ekstraduar nga Britania e Madhe në gusht të 2020.

Njoftimi zyrtar

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në kuadër të transparencës, sqaron sa më poshtë si vijon:

Më datë 01.08.2020 autoritetet kompetente angleze kanë dorëzuar në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, për qëllim ekstradimi shtetasin me iniciale H.M, i dënuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, gjykuar në mungesë.

Shtetasi H.M ka qëlluar me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasit me iniciale G.J, në vendin e quajtur “Kurrizi i Sinanit”, ku bëhet bashkimi i rrugës nacionale me rrugën e fshatit Kutë, (ngjarje e ndodhur në vitin 1997).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka zhvilluar gjykimin e  çështjes penale që i përket të pandehurit me iniciale H.M, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, parashikuar nga nenet 78-25 dhe 278/2 të  Kodit Penal.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 146, datë 14.04.2000 ka vendosur:

Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim dhe në bazë të neneve 78 – 25 të Kodit Penal ta dënoj atë me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Të deklaroj fajtor të pandehurin M, për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ” dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal ta dënoj me 1 (një) vit burgim

Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, ta dënoj të pandehurin H.M me një dënim të vetëm  me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim

Vuajtja e dënimit të filloj nga dita e kapjes së tij dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

I dënuari H.M, bazuar në nenin 450/dh të K.Pr. Penale ka paraqitur kërkesë për “Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Me vendimin nr. 62-2020-4019 (1333), datë 23.10.2020, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur:

-Pranimin e kërkesës së të dënuarit H.M.

-Rishikimin e vendimit penal nr. 146, datë 14.04.2000 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, marrë formë të prerë në datë 24.04.2000.

-Dërgimin e çështjes për rigjykim në një tjetër trup gjykues pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier.

Në përfundim të rigjykimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr. 62-2022-1170 (105), datë 11.03.2022 ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, të parashikuar nga nenet 78 dhe 25 të Kodit Penal, të ndryshuar me ligjin nr. 8733, datë 24.01.2001 dhe dënimin e tij me 25 (njëzet e pesë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit M, për kryerjen e veprës penale “Mbajtje pa leje të armëve luftarake ”, të parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal, në fuqi me datë 09.07.1997 dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, të dënoj të pandehurin M me një dënim të vetëm prej 25 (njëzet e pesë) vjet burgim, i cili duhet ta vuaj në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale H.M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin e pafajshëm.

Në përfundim të gjykimit në apel, më datë 14.06.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari  dhe anëtar Znj. Iliba Bezati dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 105 datë 11.03.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, me këtë ndryshim:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit H.M. për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 76-25 te K. Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 20 (njëzet) vjet burgim.

-Ne aplikim te nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, të dënohet përfundimisht i pandehuri H.M. me 21 (njëzet e një) vjet burgim.

 

Etiketa: ApelidenimKryesore1Vrasje

Lajme të lidhura

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori
Aktualitet

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori

17:31 - 18/05/26
Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike
Aktualitet

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

14:46 - 18/05/26
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

Meta letër kreut të SPAK dhe ndërkombëtarëve: Parandaloni shkatërrimin e një procesit të lirë dhe transparent

13:43 - 18/05/26
Para
Bellingham me këmbë në tokë: Admiroj Zidane por nuk dua që të krahasohem me të

Bellingham me këmbë në tokë: Admiroj Zidane por nuk dua që të krahasohem me të

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori
Aktualitet

Humb jetën në punë një emigrant shqiptar në Greqi, arrestohet drejtori

17:31 - 18/05/26

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike...

Lexo më shumë
Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese

Studentët në Maqedoninë e Veriut vendosin pankarta në Gjykatën Kushtetuese

17:23 - 18/05/26
“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup

“Njëzëri për shqipen”, studentët shqiptarë marshojnë në Shkup

17:08 - 18/05/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha

15:29 - 18/05/26
Simeone drejt lamtumirës, Atletico Madrid kërkon trajner të ri

Simeone konfirmon qëndrimin tek Atletico: Ia vlen të vazhdosh në këtë klub

15:06 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com