GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për terrorizëm, Gjykata dënon me 15 vite burg iranianin

15:01 - 17/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar për terrorizëm, Gjykata dënon me 15 vite burg iranianin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka dënuar me 15 vite burg iranianin Bijan Poladrag, të akuzuar nga SPAK për terrorizëm. Procesi ndaj Poladrag u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe për këtë ai u dënua me 10 vite heqje lirie. Ai u dënua nga Shkalla e parë dhjetorin e kaluar, ndërsa Apeli la në fuqi dënimin.

Poladrag akuzohet për një sërë veprash penale si organizatë terroriste, sulme ndaj sistemit kompjuterik, ndërhyrje në të dhënat kompjuterike të paautorizuara. Ai dyshohet se ka qenë pjesë e kampit të muxhahedinëve në Manëz.

Njoftimi i gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Igerta Hysi (kryesuese), Miliana Muça (anëtare) dhe Daniela Shirka (anëtare), më datë 17.07.2023, përfundoi shqyrtimin e çështjes së regjistruar me nr. 30 akti, datë 11.04.2023 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesi/i pandehuri B.P kundër vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

– Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit B.P. për veprën penale “Organizata terroriste”, parashikuar nga neni 234/a, paragrafi i dytë të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/a, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/c, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit B.P. për veprën penale “Keqpërdorimi i pajisjeve”, parashikuar nga neni 293/ç, paragrafi i parë të Kodit Penal, pasi fakti penal nuk ekziston.

-Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, caktimin e një dënimi të vetëm për të pandehurin B.P., atë me 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.

-Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit B.P. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.

-Vuajtja e dënimit për të pandehurin B.P. të fillojë nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “Arrest në burg” të caktuar ndaj tij.

-Në aplikim të nenit 16, pika 1, germa “a” të ligjit nr. 91/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i ndryshuar, i pandehuri B.P. ta vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë…”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 68, datë 14.12.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Etiketa: Gjykatairanian

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Margariti i shkatërron, Agolli xhiron 3.7 miliardë lekë për të riparuar veprat e artit

Margariti i shkatërron, Agolli xhiron 3.7 miliardë lekë për të riparuar veprat e artit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com