GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I akuzuar për vrasje dhe pjesë e grupit të Laert Haxhiut, kapet në Greqi i shumëkërkuari shqiptar (Emri)

09:13 - 10/05/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
83 të arrestuar nga Interpol, mes tyre trafikantë droge nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia greke ka arrestuar një nga autorët e ekzekutimit të 40-vjeçarit Besnik Hida, krimi ndodhur në Lushnjë në vitin 2019.

Në pranga ka rënë 51 vjeçari Ardian Ahmetaj, i cili akuzohet se kreu vrasjen në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.

Ardian Ahmetaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

51-vjeçari dyshohet se në vitin 2019, në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjës, në bashkëpunim me Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin kanë vrarë me armë zjarri Besnik Hidën. Ky i fundit u qëllua në ambientet e një lokali, teksa autorët mbanin maska dhe armë zjarri.

Autorët e dyshuar të ekzekutimit të Besnik Hidës u zbuluan katër vite pas krimit ku policia njoftoi më 20 Korrik 2023 se ishin identifikuar.

Besmir Hida ishte daja i Zamir Latifit, të riut që u vra në 11 Tetor të vitit 2017 në Lushnjë, teksa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares.

Njoftimi i policise

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

 

Etiketa: kapetShqiptarVrasje

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden
Aktualitet

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

15:15 - 22/12/25
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara
Aktualitet

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
Para
U përfshinë në një sherr, procedohen qytetari dhe policët bashkiakë në Himarë

U përfshinë në një sherr, procedohen qytetari dhe policët bashkiakë në Himarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë

15:30 - 22/12/25

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, të cilët u kapën me një sasi kanabisi dhe mjete piroteknike në...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

Ç’po ndodh në SHBA? Trump shkarkon 30 diplomatë nga administrata e Biden

15:15 - 22/12/25
Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

14:50 - 22/12/25
DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

DETAJE nga sherri në Vlorë mes punonjësve të INUV dhe 3 personave, dy policë të plagosur

14:30 - 22/12/25
Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

Publikohen pamjet e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, urdhri dyshohet nga grupi i Agasit dhe Beqirit

14:15 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com