GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

I akuzuar si bashkëpunëtor i kartelit Sinaloa, Luftar Hysa mik i Ramës (FOTOT)

16:03 - 16/09/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
I akuzuar si bashkëpunëtor i kartelit Sinaloa, Luftar Hysa mik i Ramës (FOTOT)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë më parë gazeta meksikane El Universal zbardhi një raport të autoriteteve antitrafik të Meksikës, ku thuhej se karteli i Sinaloas ka lidhur aleancë me mafien shqiptare dhe është duke pastruar masivisht para në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit Ismael Zambada García i njohur si El Mayo ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa.

Të panjohur deri më sot për publikun e gjerë, me sa duket ortakët e kartelit të Sinaloas nuk janë të panjohur për qeverinë. Kjo foto është shkrepur në datën 2 tetor të vitit 2020. Në të shfaqen, tre persona, duke dalë nga një takim në kryeministri. Personi I gjatë në anën e djathtë të ekranit është; ish deputeti gjerman I CDU-CSU, Mark Haupman. Ai në mes është Luftar Hysa, që autoritetet meksikane e etiketojnë si ortak të kartelit të Sinaloas, ndërsa majtas është Besnik Lulaj, pronari i Marina Bay në Vlorë.

Në këtë foto të dytë shfaqen edhe më qartë Luftar Hysa dhe ish deputeti I Angela Merkel, duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë.  Foto janë publikuar nga portali dosja.al në 4 tetor të vitit 2020, por shkrimi ka qenë tërësisht I fokusuar tek vizita e ish deputetit gjerman, pasi në atë kohë askush nuk e dinte se kush ishin personazhet që e shoqëronin haupmanin. Por MCN ka arritur të identifikojë se bëhet fjalë pikërisht për Luftar Hysën dhe Besnik Lulajn të cilët janë pritur në kryeministri. Bashkë me këta të tre ka qenë edhe Dorian Ducka, këshilltar I kryeministrit për investime nga jashtë, që me sa duket ka qenë dhe organizatori i takimit.

Ky është një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë qeverinë shqiptare. Në zyrën e kryeministrit janë pritur në takim ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë Ismael Zambadës, të cilët sipas autoriteteve meksikane të ineligjencës janë duke pastruar paratë e kartelit të Sinaloas përmes investimeve në turizëm në Shqipëri.

Por fotot tregojnë qartë se karteli I Sinaloas ka arritur të shkojë deri në zyrën më të lartë të shtetit shqiptar, atë të kryeministrit duke e thelluar edhe më shumë skandalin. Me cfarë cilësie është pritur zoti Hysa në kryeministri? Kush i bëri bashkë një ish deputet gjerman me një person të akuzuar për lidhje të ngushta me kartelin e Sinaloas. Dhe cili ka qenë qëllimi i takimit? Këto janë pyetjet që lindin natyrshëm pas këtyre fotove, të cilat e zhysin qeverinë shqiptare në një tjetër skandal të madh. /Dosja.al/

 

Etiketa: karteli SinaloaKryeministriKryesore1Luftar Hysa

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
Bie gjithmonë në dashuri me njeriun e gabuar, kjo është shenja më pa fat e horoskopit

Bie gjithmonë në dashuri me njeriun e gabuar, kjo është shenja më pa fat e horoskopit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com