GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I arrestuar për Sharrën, Taulant Tusha administrator tek “Eco Tirana”

13:44 - 15/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Taulant Tusha, i arrestuar së fundmi si pjesë e komisionit të koncesionit të landfillit të Sharrës, konsiderohet një prej personave më të pushtetshëm në Bashkinë e Tiranës dhe një “delfin” i besuar i kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ai mban detyrën e Drejtorit të Punëve Publike në bashkinë e kryeqytetit, drejtoria që menaxhon fondin më të madh të institucionit të drejtuar nga Veliaj.

Por jo vetëm kaq. Taulant Tusha është kryetar i Bordit Drejtues të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, duke mbajtur pozicionin kryesor vendimmarrës për fondet qindra milionë lekë që prokurohen çdo muaj nga ky institucion në varësi të Veliajt.

Diçitura: Taulant Tusha, njeriu i besuar i Erion Veliaj

Mbi të gjitha, Taulant Tushe rezulton të jetë edhe administrator i kompanisë publike të pastrimit, “Eco Tirana”, të cilës, vetëm së fundmi, anëtarët socialist në Këshillin Bashkiak të qytetit i “varën në qafë” mëlçi shumë të majme.

Miliarda për “Eco Tirana”

Në vitin 2020, Bashkia e Tiranës zhvilloi tenderin, me vlerë totale rreth 30 miliardë lekë të vjetra për pastrimin e tre zonave të qytetit për një periudhë 3-vjeçare. Ndërkohë, zona e katërt iu dha në dorëzim shoqërisë “Eco Tirana”, e përbërë nga një joint-venture mes Bashkisë së Veliaj dhe një kompanie publike italiane nga Verona.

Në përfundim të afatit 3-vjeçar, Këshilli Bashkiak vendosi që tre nga katër zonat e qytetit të pastrohen nga “Eco Tirana”. Në 15 Nëntor 2023, këshilltarët bashkiakë miratuan propozimin e Veliajt “Për zgjerimin e territorit për mbulimin e shërbimit të mbledhjes dhe largimit të mbetjeve urbane nga shoqëria eco tirana sh.a në bashkinë Tiranë”.

Diçitura: Vendimi i Këshillit Bashkiak për të kaluar miliarda tek “Eco Tirana”

Ky vendim u kundërshtua fuqimisht nga anëtarët opozitarë të Këshillit Bashkiak, të cilët e akuzuan Veliajn se po vepronte në kushtet e një errësire të plotë, pa transparencë dhe pa dhënë asnjë shpjegim se sa do të jetë vlera financiare që do t’i akordohet kompanisë “Eco Tirana” për pastrimin e pjesës më të madhe të qytetit.

Këshilltarët opozitarë dyshojnë se kjo lëvizje e Veliajt është një manovër korruptive, të cilën po e kryen me kompaninë, ku aksionere është edhe “AGSM” veroneze, e cila nga ana e saj ka pasur aksionerë, të përfshirë në hetimet e anti-mafias italiane si bashkëpunëtor të “Ndrangheta”. Forca e opozitës në Këshillin Bashkiak është vetëm ngritja e zërit, pasi Veliaj, me fuqinë e kartonëve të këshilltarëve socialist, arriti ta miratojë vendimin e shumë diskutuar.

 

Tusha, administrator i “Eco Tirana”

 Para pak vitesh, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri një marrëveshje tepër të dyshimtë me një shoqëri private me seli në qytetin e Veronës në Itali. Bashkia e Tiranës dhe firma do të hapnin një shoqëri aksionere, ku Bashkia e Tiranës do të kishte 51 % të aksioneve dhe italianët 49 %.

Objekti i shoqërisë ishte pastrimi, fushë që në Itali dyshohet se kontrollohet nga grupe mafioze apo kriminale. Shoqëria u quajt “ECO Tirana”, e cila do të dublonte firmat private që pastrojnë kryeqytetin dhe marrin çdo vit dhjetëra milionë euro.

 

Por, paratë e kujt do të përdorë ECO Tirana?

Marrëveshja mes Veliajt dhe italianëve është mbajtur e rezervuara nga Bashkia, megjithëse ka përqindjen më të madhe të aksioneve. Sipas ekstraktit të QKB-së, shoqëria ka 4 administratorë Taulant Tusha, Andrea Benati, Diego Testi dhe Mirco Caliari.

Diçitura: Taulant Tusha është administrator i “Eco Tirana”

Pra raporti 3 me 1 në favor të italianëve. Bashkia e Tiranës ka 51 % të aksioneve, ndërkohë 49 % të aksioneve i ka firma AGSM Holding ALBANIA. Kjo e fundit, është degë e kompanisë së huaj AGSM Verona S.P.A.

Taulant Tusha është emëruar në postin e Administratorit të “Eco Tirana”, me një vendim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në gusht të vitit 2016, pra që në ditët e para të krijimit të kësaj kompanie publike pastrimi.

Diçitura: Taulant Tusha u emërua te “Eco Tirana” me firmë të Erion Veliajt

Tusha qëndron në këtë detyrë prej 7 vitesh, duke qenë një prej personave më jetë-gjatë që ushtron funksione drejtuese pranë saj.

 

Dyshimet mbi ortakët e “Eco Tirana”

Në qershor 2020, një hetim i Drejtorisë së Anti-Mafias në Verona, arrestoi një numër të konsiderueshëm personash, si pjesë apo e lidhur me klanin mafioz “Ndragheta”.

Në mes të të arrestuarve ishte edhe Andrea Miglioranzi, një bashkëpunëtor i Erion Veliaj në kompaninë publike “Eco Tirana”.

Sipas asaj që u publikua në atë kohë nga media italiane, rezultoi se ish-kryebashkiaku i Veronës, Flavio Tosi dhe drejtuesit e ish-drejtuesit e kompanisë “Amia” ishin subjekte të një hetimi te Drejtorisë së Antimafias, gjatë të cilit janë arrestuar deri më tani 26 persona në qytetin në veri të Italisë.

Diçitura: Andrea Miglioranzi, ish-administrator i “Eco Tirana”

Kompania “Amia” është një nga dy ortakët e shoqërisë publike “AGSM holding”, e cila nga ana e saj zotëron 49 përqind të kompanisë publike të përpunimit të mbetjeve, “Eco Tirana”. Maxhoranca e aksioneve të “Eco Tirana”, 51 përqind, zotërohet nga bashkia e kryeqytetit.

Bashkëpunimi për krijimin e “Eco Tirana” u finalizua në vitin 2016, me firmosjen e kontratës ndërmjet Erion Veliaj për Bashkinë e Tiranës dhe Flavio Tosi, në atë kohë kryebashkiak i Veronas.

Krijimi i “Eco Tirana” u shoqërua me dyshime publike për vlerat ekonomike. Por, pati edhe zëra, gjithësesi, jo shumë të fortë, të cilët hodhën dyshime për një bashkëpunim me sfond mafioz.

Diçitura: Erion Veliaj dhe Flavio Tosi nënshkruajnë krijimin e “Eco Tirana”

 

Përballë të gjithë dyshimeve, Erion Veliaj aplikoi skemën që di të bëj më mirë. Ai zhvilloi një fushatë agresive në media, të vendosura në përgjithësi nën “kontrollin” e tij, për të prezantuar marrëveshjen me kompaninë italiane si një histori suksesi të padiskutueshëm. Veliaj e cilësoi “AGSM Holding” si një ndër kompanitë lider në përpunimin e mbetjeve urbane dhe që, me eksperiencën e saj, do të shndërronte Tiranën në një ambjent miqësor me natyrën. Por, tashmë, drejtuesit e “AGSM Holding” akuzohen nga autoritetet italiane se janë vënë në shërbim të pastrimit

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.të paravë për llogari të “Ndragheta-s”.

Etiketa: abuzimarrestEco TiranaSharretaulant tushaj

Lajme të lidhura

Vlorë/ Mbytet në det turistja e huaj, e bija në gjendje të rëndë
Aktualitet

Vlorë/ Mbytet në det turistja e huaj, e bija në gjendje të rëndë

14:37 - 11/07/25
Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve
Breaking Views

Një në tre dëme të papaguara është i SIGAL/ Raporti: Avni Ponari shton fitimet në kurriz të qytetarëve

18:57 - 10/07/25
Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës
Breaking Views

Bosi i “Rafaelos” Mark Gjinaj përjashtohet nga tenderat, dokumenti si e mashtroi Josif Gorrean e Divjakës

09:51 - 10/07/25
Para
Ja katër shenjat e Horoskopit për meshkujt që janë tepër romantikë

Ja katër shenjat e Horoskopit për meshkujt që janë tepër romantikë

Discussion about this post

TË FUNDIT

E kishte të sigurt largimin para 6 muajve, Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te Lazio
Sport

E kishte të sigurt largimin para 6 muajve, Elseid Hysaj u nënshtrohet vizitave mjekësore te Lazio

17:12 - 11/07/25

Largimin nga Lacio e kishte të sigurt deri para 5-6 muajve. Megjithatë, duket se Elseid Hysaj do të vazhdojë që...

Lexo më shumë
Amnistia me ligj e zyrtarëve të dënuar për korrupsion/ Ja deputeti i PS që e propozoi

Thethi/ Ulsi Manja sulmon prokuroren e Shkodrës: U tregua e paaftë, nuk kreu hetimet

16:51 - 11/07/25
Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë

Mes Alpeve në Theth, ligji ndëshkon edhe ata që përpiqen ta respektojnë

16:31 - 11/07/25
Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

Kapet në Fushë Kuqe i riu që mbante snajper në makinë, sfidoi Policinë në 2023

16:09 - 11/07/25
Pjesë e bandës së Gjergj Cukalit, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

Pjesë e bandës së Gjergj Cukalit, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Paris Prengës

15:44 - 11/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com