GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

I arrestuari nga SPAK, Gjoka i favorizuar nga Rama për kazino, mik i Mark Frrokut dhe lidhje me rusët

14:45 - 27/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
I arrestuari nga SPAK, Gjoka i favorizuar nga Rama për kazino, mik i Mark Frrokut dhe lidhje me rusët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve Pëllumb Gjoka i arrestuar gjatë operacionit të SPAK-ut, kishte lidhja të forta politike. Gjoka është i favorizuar i nga kryeministrit Rama për shkak të mbështetjes nga vëllezërit Frroku dhe Tom Doshi. Në media ishte përfolur para disa vjetëve se biznesmeni nga Shkodra ka krijuar lidhje personale, madje ka drekuar me kryeministrin Rama dhe ndërlidhës për këtë ka qenë politikani me të shkuar të errët Tom Doshi. Megjithatë, mbështetja më e fortë Gjokës i jepej ish-deputeti Mark Frroku, edhe ky aleat politik i Edi Ramës.

Me status “Investitor strategjik”

Dihet tashmë se kryeministri Rama ka ngritur një komitet ku u jep statusin “strategjik” miqve të tij dhe u ndan copa nga pasuria shtetërore në zonat e lakmuara për turizëm. Në një nga këto vendime të Edi Ramës është shpërblyer edhe Gjoka.

Sipas Vendimit Nr. 21/2, DATË 20/11/ 2017 të Komitetit të Investimeve Strategjike, u miratua statusi “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Veçantë” për projektin e investimit “Silver Sand Resort” që do të realizohet nga subjekti IMPERIAL GROUP SHPK, pronë e Pëllumb Gjokës.

Projekti parashikon realizimin një kompleksi turistik në Shkodër me sipërfaqe totale prej 113.500 m2, pronë private, ku strukturat do të zënë një sipërfaqe afërsisht 14.496 m2 në Zonën Kadastrale 3072, Bashkia Shkodër. Më konkretisht bëhet fjalë për zonën e Velipojës.

Vlera e këtij investimi parashikohet që të shkojë afërsisht 52 milion Euro.

Për këtë projekt, Gjokës i është dhënë statusi “Investim/Investitor strategjik, procedurë e veçantë” për një periudhë 3 vjeçare, përveç afatit të lejimit të përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse së plazhit. Koordinatat e brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit, gjenden në Aneksin 1 që bashkëlidhej këtij vendimi.

Gjoka parashikonte të punësonte 80 persona në këtë resort.

Po ku do t’i gjente paratë për këtë investim? Deri në këtë moment biznesi i tij ka qenë modest për nga xhiroja ekonomike.

 

Biznesi i lojërave të fatit

Kompania e kazinosë, së cilës i jepej ky status është krijuar më 2010, në Tiranë dhe ka pasur xhiro nga 100 deri në 500 milionë lekë në vit.

Objekti i veprimtarisë së saj, sipas deklarimit në QKB, është “Kryerja e veprimtarisë tregtare në fushën e lojërave të fatit. Importimi, eksportimi i mallrave. Hoteleri, turizëm e shërbime te tjera. Prodhim dhe operim i softëare për lojëra fati. Operim dhe menaxhim i sallave të lojërave te fatit, projektim, menaxhim operim, ndërtim i kazinove. Çdo aktivitet tjetër lidhur me kazinotë dhe me lojërat e fatit”.

Kompania ka administrator Gentjan Hakën, ndërsa pronësia është e Pëllumb Gjokës dhe familjarëve të tij.

 

Ndërkohë, paratë e fituara nga kazinoja përdoreshin për ndërtime. Më datë 2 maj 2023 u bashkuan me përthithje shoqëritë “Imperial Group” sha dhe “Imperial C. Construction” shpk, të dyja kompani të Gjokës. Pas bashkimit, shoqëria e përthithur “Imperiac C. Construction” pushoi së ekzistuari dhe u çregjistrua nga QKB. Kështu, emri i shoqërisë së re të krijuar është “Imperial Group” sha.

Bizneset e Gjokës në Shkodër

Pëllumb Gjoka e ka nisur sipërmarrjen më 27 nëntor 2000  në Shkodër, kur regjistroi kompaninë e parë në emrin e tij të quajtur “ADA VELIPOJE”.Rreth 8 vjet më pas, në Lezhë, Gjoka hapi kompaninë “Nik Daka” që merrej me peshkim, kryesisht në Shëngjin.

Por lulëzimin dhe ngritjen e bizneseve të Gjokës do të shihej pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Në vitin 2014, në Tiranë, Pëllumb Gjoka bashkë me dy ortakë të tjerë do të hapnin kompaninë “American Security & Comunication Group”.

Në vitin 2015, në Tiranë ku tashmë ishte zhvendosur biznesi, Pëllumb Gjoka ngriti hotelin “LOT BOUTIQUE BY HOTEL & PREFERENCE”, që fillimisht kishte emrin “Lot 15”. Vitin e parë, sipas pasqyrës financiare, subjekti e kishte fitimin vetëm 270 mijë lekë dhe vitet e tjera do të jetë me humbje. Në vitin e fundit, papritur ky subjekt u kreditua me 158 milionë lekë (të reja) fitime.

Në vitin 2016, Gjoka krijon në Tiranë kompaninë e ndërtimit “Imperial C Contruction”, e cila kishte 100%  të aksioneve në emër të Gjokës.

Lidhja me Mark Frrokun

Me interes është të theksojmë se kompanitë e tij vitet e fundit kanë lidhje të dyshimta me Mark Frrokun dhe biznesmenë nga Rusia. Kështu, në vitin 2020, Gjoka krijon kompaninë “Frozer” që do të kishte 60% të aksioneve në pronësi të tij dhe 40% të Ina Poreçit. Kompania kalon më pas në pronësi të Gentjan Hakës që është administrator i firmës, por njeri kyç në bizneset e Gjokës.

 

Në fakt, 40% aksione të kësaj kompanie “u blenë” më parë nga Gentjan Haka prej biznesmenes Ina Poreçi. Më pas, Haka bëhet pronar 100% i kësaj kompanie, të paktën me letra.

Në 2021, në Tiranë themelohet shoqëria “Health & Clean Concept”, që shumë shpejt, së bashku me “Froser” do të merrnin kontrata për punë publike nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Po çfarë është kjo kompani, nga e kishte kapitalin? Kompania ka administrator Arben Frrokun, ndërsa pronësia (të paktën me letra) ishte e Ina Poreçit.

Kjo e fundit është shfaqur në dy kompani të tjera më parë, që iu paraprijnë këtij biznesi.

Në vitin 2018, biznesmenia nga Rusia Anna Kuznetsova gjeti në Tiranë si bashkëpunëtore Ina Poreçin. Emri i kompanisë së tyre ishte “Aja exlusive beauty club”. Kompania pati jetë vetëm disa muaj. Subjekti tjetër ku ishte ortake Poreçi ishte një bar kafe me emrin UNUR, e krijuar në të njëjtën kohë me “Aja exlusive beauty club”.

 

Kjo është perandoria financiare që ngriti Pëllumb Gjoka me ndihmën e miqve politikanë, që tashmë duhet të hetohet nga SPAK-u ndoshta për pastrim parash dhe korrupsion.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimearrestbiznesmenkompaniMark Frrokupellumb gjokaRamatendertom dpshi

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
BQE rrit normat e interesit, inflacioni mbetet shumë i lartë

BQE rrit normat e interesit, inflacioni mbetet shumë i lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com