GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I ati e la të vdiste në det, flet peshkatari që nxori Amelian: Fëmija filloi të nxjerrë shkumë…

09:26 - 25/08/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I ati e la të vdiste në det, flet peshkatari që nxori Amelian: Fëmija filloi të nxjerrë shkumë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të tjera janë publikuar në lidhje me vdekjen tragjike të 6-vjeçares shqiptare, e cila u mbyt më datë 23 gusht në plazhin e Korinthit në sy të babait.

6-vjeçarja është pikasur nga një peshkatar nën një varkë të ankoruar dhe është transportuar me ambulancën e EKAB në Spitalin e Përgjithshëm të Korinthit, ku është konstatuar e vdekur.

Peshkatari që gjeti Amelian e vogël ka dhënë një intervistë për televizionin grek MEGA, ku zbulon detaje rrëqethëse nga ngjarja.

Sipas rrëfimit të tij babë e bijë po drekonin në një restorant që ishte shumë larg nga vendi ku u mbyt Amelia e vogël.

Sipas dëshmisë së peshkatarit, babai i shqiptares ka dashur të shkojë me vajzën në një vend që nuk ka shumë njerëz, pasi restoranti që drekuan ishte plot me njerëz.

“Nuk mund ta kuptoj se si një prind që e di se fëmija ka ngrënë, mund ta çojë më pas në det për banjë. Nuk mund ta pranoj që ndërsa po hanin në një tavernë në Isthmia, ku kishte kaq shumë njerëz përreth, ai vendosi të bënte 6-7 kilometra me makinë dhe të shkonte në një plazh të largët që në atë kohë ishte i shkretë. Plazhet e tjera që ishin më afër vendit ku po hanin, kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha peshkatari, ndërsa siç theksoi, e gjeti fëmijën pa mundur të llogarisë se sa kohë kishte kaluar nga momenti që 6-vjeçarja kishte rënë në ujë.

 

“Nuk mund ta di sa kohë mund të ketë qenë fëmija në ujë. Mund të ketë qenë për 20 minuta, ose deri një orë. Unë nuk mund ta them këtë vetë. Por kur e nxora fëmijën në sipërfaqe, fëmija ishte blu dhe padyshim i vdekur, gjë që më vonë u përcaktua edhe nga mjekët. Sa për mua, ajo që nuk mund t’i shpjegoj vetes është se si një baba e la fëmijën e tij në ujë, iku dhe shkoi të karikonte celularin për të telefonuar dhe për të kërkuar ndihmë. Pra ai nuk mund të zhytej në ujë dhe ta nxirrte fëmijën nga atje?”, tha peshkatari.

Për sa i përket rrobave që kishte veshur Amelia dhe babai i saj, peshkatari thotë se 6-vjeçarja ishte veshur me rroba dhe sandale, ndërsa thotë se jeleku shpëtues i kishte dalë, pasi nuk ishte vendosur mirë. Ndërsa rrobat e babait kur u kthye nga shtëpia ishin të thata.

“Si ka mundësi? Ai ka ndërruar rrobat e tij në shtëpi teksa e bija mbytej?”, është shprehur peshkatari.

Momenti  tragjik kur gjeti të vdekur 6-vjeçaren.

Peshkatari ka folur gjithashtu për momentet tronditëse kur gjeti të vdekur vajzën 6-vjeçar

“Ujërat ishin të turbullta për shkak të motit, kishte dallgë. Distanca që isha nën varkë ishte 1-2 metra. Po notoja poshtë dhe shikoja lart krahët dhe këmbët e vajzës. Jo, nuk mund të jetë e vërteta po mendoja, është imagjinata ime. Afrohem edhe me shumë dhe shoh vajzën e vogël. Menjëherë dola në sipërfaqe dhe thirra gruan time që ishte në bregdet, i thashë të telefononte policinë dhe rojet shpëtuese. E kapa prej krahësh vajzën dhe e nxora në bregdet. Kur e nxora në bregdet fëmija filloi të nxjerrë ujë dhe shkumë nga goja. Villte ushqim, dukej që kishte ngrenë më parë”, tha peshkatari.

Babai i Amelias u la i lirë me kushte kufizuese, pasi u arrestua nga policia greke. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ekspozim i të miturit në rrezik, ndërsa të shumta janë dyshimet për veprimtari kriminale.

Etiketa: Kryesore1peshkatar

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Para
Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25

Një zakon i vjetër skandinav ndihmon në parandalimin e mykut dhe gjithashtu ju bën të ndiheni “më të lumtur dhe...

Lexo më shumë
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com