GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare”, UNHCR: Afganistani është në prag të krizës humanitare

16:57 - 13/07/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare”, UNHCR: Afganistani është në prag të krizës humanitare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombet e Bashkuara paralajmëruan se Afganistani është “në prag” të një krize të re humanitare, si pasojë e intensifikimit të luftimeve midis militantëve talibanë dhe forcave qeveritare.

Agjencia për Refugjatë e OKB-së (UNHCR) tha se gjithnjë e më shumë afganë ka të ngjarë të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të përshkallëzimit të dhunës.

“Afganistani është në prag të një krize tjetër humanitare. Kjo mund të shmanget. Kjo duhet të shmanget”, tha zëdhënësi i UNHCR-së, Babar Baloch, në një konferencë për media në Gjenevë. “Dështimi për të arritur marrëveshje për paqe në Afganistan dhe për të ndaluar dhunën aktuale, do të çojë në zhvendosje të mëtejshme brenda vendit, si dhe në vendet fqinje dhe më gjerë”, -tha Baloch.

Sipas UNHCR-së, rreth 270,000 afganë janë zhvendosur brenda Afganistanit qysh në muajin janar, duke çuar numrin total të të zhvendosurve në mbi 3.5 milionë.

“I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të rrisë mbështetjen për Qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe fqinjët e tij në këtë moment kritik”, -tha Baloch. Luftimet midis talibanëve dhe forcave afgane janë intensifikuar prejse forcat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani më 1 maj.

Që nga ajo kohë, militantët kanë marrë nën kontroll rreth një të tretën e qarqeve të Afganistanit, duke rritur frikën se Qeveria në Kabul mund të kolapsojë. Forcat ndërkombëtare kanë qenë të pranishme në Afganistan për njëzet vjet. Ndonëse pas ndërhyrjes së tyre në vitin 2001, regjimi taliban është rrëzuar, militantët i kanë vazhduar sulmet dhe luftimet në zona të ndryshme të këtij vendi.

Lajme të lidhura

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)
Aktualitet

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini
Botë

Tjetër humbje në radhët e elitës iraniane, vritet zëdhënësi i Gardës Revolucionare Islamike, Ali Mohammad Naeini

09:44 - 20/03/26
SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara
Aktualitet

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara

09:19 - 20/03/26
Para
Pas sherrit, shqiptari në Itali sulmohet me gërshërë në syrin e majtë, policia arreston kolegun e punës

Policia u vihet në ndjekje shqiptarëve, dy zhduken në errësirë

TË FUNDIT

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false
Aktualitet

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false

17:18 - 20/03/26

Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në Norwich, të dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike dhe përdorim...

Lexo më shumë
“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

17:09 - 20/03/26
Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

15:27 - 20/03/26
Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

15:07 - 20/03/26
Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

Bardhi dhe Tabaku takim me Komisionin për Europën: Korrupsioni dhe pabarazia para ligjit, pengesa kryesore për integrimin

14:35 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com