GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“I bëjmë thirrje SPAK që të veprojë”, PD reagon: Po furnizion mafien me paratë e taksave të shqiptarëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“I bëjmë thirrje SPAK që të veprojë”, PD reagon: Po furnizion mafien me paratë e taksave të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike e ka reaguar pas vendimit të Keshillit të Ministrave për të paguar diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qytetit të Durrësit.

Me një deklaratë nga selia blu, Ina zhupa ka akuzuar kryeministrin Rama se ka orkestruar një katastrofë mjedisore për  t’u dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias së incerneratorëve.

Zhupa i bën thirrje SPAK që të veprojë pasi aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve.

Deklaratë e Ina Zhupa

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paralajmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama. Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e sotëm të Këshilliit të Ministrave që të furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës. Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon sesi vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike të Kavajës dhe Durrësit. Vënia në dispozicion dhe krijimi i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës me qëllim pasurimin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie. Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratorët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës. Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.

Lajme të lidhura

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd
Aktualitet

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Para
Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë

Autoritet në Kolumbi sekuestrojnë 5.4 tonë kokainë

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com