GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë Shkencë

I besoni dot? Shkencëtari i njohur bën 3 parashikime për të ardhmen

19:36 - 28/12/22
në Shkencë
Kohë leximi: 3 min
A A
I besoni dot? Shkencëtari i njohur bën 3 parashikime për të ardhmen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Michio Kaku është një nga komunikuesit më të mëdhenj të shkencës. Me libra shkencorë popullorë që nga vitet 1980 dhe shfaqje të panumërta televizive, ai është i mirënjohur për publikun që kërkon të mësojë më shumë rreth shkencës moderne.

Kaku është gjithashtu akademik i respektuar, pasi ka botuar punime dhe tekste shkollore mbi tema të fizikës si teoria e fijeve.

Ashtu si njerëz të tjerë që studiojnë shkencën dhe kanë një kuriozitet të lindur, Dr. Kaku është i interesuar për një gamë të gjerë temash dhe është i gatshëm të flasë për një numër prej tyre.

Këto janë tri parashikimet e akademikut amerikan për të ardhmen:

Njerëzit do të bëhen specie ndërplanetare

Duke pasur parasysh paratë, nivelin e angazhimit si nga burimet qeveritare ashtu edhe nga ato private, dhe vizioni që ekziston pas disa prej ideve të paraqitura Dr. Kaku është optimist se njerëzimi është gati që të kalojë në një “epokë të artë të eksplorimit të hapësirës”.

Sigurisht, ai është praktik edhe për problemet me të cilat do të përballeshim nëse do të përpiqeshim të zhvendosnim një milion njerëz në Mars.

Për shembull, ai vë në dukje se pak njerëz duket se shpjegojnë ndonjëherë se si të sigurojnë strehim për një milion njerëz në Mars, ose se si do të përpiqeshin të merrnin mjetet e nevojshme për t’i ndërtuar godinat atje. Ai sugjeron se përgjigjja mund të jetë mbështetja në robotët “vetëpërsëritës”, por kjo kërkon shpikjen e tyre së pari.

Ne do të zgjerojmë kapacitetet e trurit

Duke pasur parasysh përparimin e shkencës në prodhimin e çipave kompjuterikë më të lirë, më të vegjël dhe më të shpejtë, të njohur si Ligji i Moores, Dr. Kaku sugjeron se ka të ngjarë të jetë vetëm një çështje kohe përpara se të kemi akses në kompjuterë të lirë kudo gjatë gjithë kohës – duke përfshirë këtu edhe tek ata të integruar tek njerëzit. Ai ofron një imazh të një bote të re të guximshme të teknologjisë së lartë.

“Dhe kush janë njerëzit e parë që blenë lentet e kontaktit në internet? Studentët në kolegje që marrin provimet përfundimtare. Ata do të mbyllin sytë dhe do të shohin të gjitha përgjigjet e provimit tim në lentet e tyre të kontaktit. Dhe kjo mund të jetë shumë e dobishme. Nëse jeni në një event dhe aty janë të pranishëm njerëz shumë të rëndësishëm që mund të ndikojnë në të ardhmen tuaj, por nuk e dini se cilët janë ata, në të ardhmen, do të dini saktësisht se me kë po ndani të njëjtin ambient. Mund t’i përdorni lentet edhe në një “blind date”. Kandidati që keni përballë mund të thotë se është beqar, i pasur dhe i suksesshëm. Por lentet tuaja të kontaktit thonë se ai paguan mbështetje financiare për fëmijët dhe se është tre herë i divorcuar”, thotë Michio Kaku

Do të mposhtim kancerin

Dr. Kaku argumenton se ne jemi shumë pranë mposhtjes së kancerit njëherë e përgjithmonë dhe të përfshihemi në një epokë të re të zbulimeve shkencore.

“Ne do të kemi një plumb magjik kundër kancerit duke përdorur nanomjekësinë. Kjo do të thotë, molekula individuale në qeliza që mund të targetojnë qelizat individuale të kancerit, duke përdorur nanoteknologjinë. Dhe gjëja tjetër e madhe është kur tualeti juaj bëhet inteligjent. Në të ardhmen, tualeti juaj do të jetë linja e parë e mbrojtjes kundër kancerit, sepse lëngjet tuaja trupore – gjaku dhe lëngjet e tjera trupore, përmbajnë gjurmë të ndoshta disa qindra qelizave kancerogjene në trupin tuaj, ndoshta vite përpara se të formohet një tumor….Kanceri do të bëhet si ftohja e zakonshme, domethënë, ne jetojmë me të ftohtin e zakonshëm, në të vërtetë nuk vret askënd, përveçse ndoshta nëse keni pneumoni”, thotë, Michio Kaku

Etiketa: Michio KakuparashikimeShkencëtari

Lajme të lidhura

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje
Aktualitet

Samsung prezanton Galaxy Z TriFold: Risitë e celularit me dy palosje

18:15 - 03/12/25
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Studimi i ri: Alkooli shkakton dëmtime të rënda dhe afatgjata në tru!
Botë

Studimi i ri: Alkooli shkakton dëmtime të rënda dhe afatgjata në tru!

20:18 - 09/11/25
Para
Luftar Reçi shfaqet në SPAK, shpërthen në fyerje Viktor Imeri

Luftar Reçi shfaqet në SPAK, shpërthen në fyerje Viktor Imeri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zelensky: Putin të ndalojë bombardimet, Ukraina gati për armëpushim
Botë

Putin flet para takimit Trump–Zelensky: Nëse s’ka paqe, Rusia do të përdorë forcën

21:54 - 27/12/25

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Ukraina nuk po tregon vullnet për t’i dhënë fund luftës në mënyrë paqësore,...

Lexo më shumë
Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Një dekadë pas “ftohjes”/ Rama dhe Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

21:38 - 27/12/25
Ndodh edhe kjo/ Hajduti bie nga çatia, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Bënin ‘kërdinë’ duke vjedhur, merr fund ‘aventura’ e katër të rinjve shqiptarë në Itali

21:30 - 27/12/25
Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

Egnatia kërkon “hakmarrjen” ndaj Dinamos, Edlir Tetova: Daja ka qenë trajneri im, por i kemi marrë masat

21:00 - 27/12/25
Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm

Rusia godet infrastrukturën energjetike të Ukrainës, gjysmë milioni familje në Kiev pa ndriçjm

20:43 - 27/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com