GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I biri torturonte gruan e vajzën, babai i 28-vjeçarit: Ja e vërteta

13:10 - 25/09/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
I biri torturonte gruan e vajzën, babai i 28-vjeçarit: Ja e vërteta

Gezim Kurti, babai i 28-vjecarit qe akuzohet se torturonte 22-vjecaren ne Greqi

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gëzim Kurti, babai i 28-vjeçarit Aurel Kurti të arrestuar nga policia greke pasi dhunonte dhe mbajti të burgosur për dy vite gruan e tij 22-vjeçare bashkë me vajzën e vogël ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24.

Ai tha në një lidhje telefonike se akuzat se e ka burgosur nuk janë të vërteta dhe as se e ka dhunuar nusen.

Gëzimi pohoi se të dyja palët e prindërve nuk kanë qenë dakord për lidhjen e tyre, por se ata e kanë dashur njeri-tjetrin.

“Është e vërtetë që ne nuk kemi dashur për lidhjen e tyre. Për martesën e djalit me një grua tjetër nuk është e vërtetë. Mua nuk më ka sjellë grua në shtëpi. Djali im ka jetuar vetëm në Greqi dhe këtu. Nuk ka jetuar në Durrës.

Nëna e Dafinës i ka çuar në polici, pasi nuk ishte dakord me lidhjen e tyre. Dafina ka thënë unë do e marr dhe pikë. Mua më mori policia në telefon më tha që djali jot ka marrë vajzën e filanit. Vajza ka ikur nga shtëpi dhe Lumja i ka çuar në polici.

Kur e ka sjellë në shtëpi, tre ditë nuk i kam folur fare. Pastaj mu vunë kalamajtë dhe iu fola”, tha Gëzim Kurti.

Sipas babait të 28-vjeçarit, nëna e nuses i kishte thënë se nuk do ta gëzonte vajzën e saj.

“Aureli vetë më ka thënë që kur e kishte marrë, Lumja i kishte thënë duke e marrë je, por për ta gëzuar nuk ke.

Ajo nuk është interesuar fare për vajzën e saj. Unë jam interesuar. Akuzat për dhunë janë gënjeshtra.

Kur e kishin parë në eko që ishte vajzë, më treguan u gëzuam. Djali më tha babi unë do iki në Greqi dhe Dafinën do e lë këtu, për çdo gjë do përgjigjesh ti.

I thashë pyete Dafinën a është dakord. Dafina tha po jam dakord. Unë kam kaluar shumë mirë me të. Nuk kam pasur asnjë vërejtje dhe as nuk kam”, u shpreh babai i 28-vjeçarit.

Ai ka mohuar burgosjen e Dafinës, nuses së djalit dhe tha se ajo kujdesej për bahçen dhe përveç kësaj kishte festuar ditëlindjen e saj dhe të vajzës së vogël në lokal.

“Për dy gjëra jam revoltuar, kur thonë gjëra të pabëra. Nëse çuni im ka bërë gjë le të dënohet.

Nuk është e vërtetë që Dafina mbahej mbyllur në shtëpi. Kur kam folur me çunin më ka treguar shtëpinë, një bahçe me perime 200 metër katrorë. Djali shkonte në punë dhe nusja kujdesej për bahçen.

Çuni im deri sa ka qenë pa u lidhur me nënën e vetë Dafina, ka qenë në rregull. Pasi u lidh dhe komunikuan, goca u egërsua. Ndaj ju them verifikoni çfarë ka folur në telefon me vajzën. Unë kam folur kur vinte çuni në darkë, flisja me vajzën e vogël. Dhe atë ditë që ka ndodhur kjo punë, kam folur në drekë me të.

Ata kishin festuar ditëlindjen e Dafinës dhe vajzës së vogël në korrik në lokal.

Unë do i bëja thirrje të tërhiqen se do t’i rregullojmë gjërat. Çunin do e marr unë”, deklaroi babai i Aurel Kurtit.

Etiketa: babaii biriKurtinusjarrefimi

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
Osmani nderon me medaljen “Heroi i Kosovës” policin Afrim Bunjaku

Osmani nderon me medaljen “Heroi i Kosovës” policin Afrim Bunjaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com