GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I del boja ndëshkimit për sy e faqe të Rrajave në Fushë-Krujë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
I del boja ndëshkimit për sy e faqe të Rrajave në Fushë-Krujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pamundësi për ta mbajtur të fshehtë videon ku socialistët Rraja të Fushë-Krujës shfaqeshin duke rrahur dy persona me hunj dhe pistoleta, kryeministri Rama u angazhua personalisht në dhënien e një ndëshkimi shembullor, për të përgënjeshtruar hipotezat se kjo lloj barbarie ishte produkt i bashkëpunimit të tij me këta njerëz.

Vendimi i parë që mori ishte shkarkimi i ministrit të brendshëm Bledi Çuçi për neglizhencën që ky kishte shfaqur me Rrajat.

Vendimi i dytë ishte largimi i deputetit Rrahman Rraja nëpërmjet dorëheqjes. Në një letër publike, ku shpjegoi dorëheqjen Rrahman Rraja i kërkoi personalisht ndjesë kryeministrit Rama për shqetësimin e madh që i kishte shkaktuar dhe që Rama “nuk ia kishte borxh”.

Siç ndodh rëndom kur ka skandale të tilla, nuk munguan as shkarkimet në polici. Shefa komisariati dhe shefa të tjerë të dikastereve në Fushë-Krujë, që kishin qëndruar duarkryq u zëvëndësuan menjëherë.

Kuptohej se qëllimi i këtyre lëvizjeve, me autor kryeministrin Edi Rama, ishte që t’i tregonte opinionit të gjerë se nuk kishte të bënte me skena të tilla të dajakut ditën për diell dhe se ai personalisht kishte forcën e nevojshme për t’u shkëputur nga krimi.

Për ta bërë më të qartë këtë, ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla doli në media që ditën e parë të detyrës me një kërkesë për shefat e policisë: të arrestonin djalin e deputetit Rraja, Rexhepin dhe vëllain e tij, që në filmime shfaqej me pistoletë në dorë. Balla u tha policëve se duhej t’i kryenin këto arrestime edhe pse Ramazan Rraja ishte miku i tij.

Në dukje, masat e marra janë drastike, por rrëfimi i njërit prej viktimave Jashar Majës për Euroneës mbrëmjen e kaluar të çon në përfundimin se të gjitha këto ishin sa për sy e faqe.

Edhe pas ndërrimit të ministrit, edhe pas dorëheqjes së deputetit Rraja, edhe pas ndërrimit të të gjithë shefave të policisë në Fushë-Krujë, Rrajat e shpallur në kërkim vazhdojnë të qarkullojnë të lirë në qytet, tregoi ai.

“Për cfarë arsyeje janë mbajt ato brenda dhe nuk kapen autorët? Ata që janë në video me armë. Ku janë në kërkim?” u shpreh ai duke pohuar se personat e shpallur në kërkim janë ende të lirë.

“I kam thënë shefit të hetimeve edhe sot. Pse nuk kap autorët që i ke patllake në dorë? “Do t’i kapim” thotë. I thashe edhe shefit të komisariatit pas ngjarjes kur më erdhi në shtëpi. “Do t’i kapim” tha. Po, po. Dmth prit gomar të mbijë bar” tha Jashar Maja, duke rrëfyer se të shpallurit në kërkim kanë dalë hapur në Fushë-Krujë, madje edhe mund të filmoheshin lehtësisht në të njëjtat ambjente ku qëndronin më parë.

Njëri prej tyre, tregoi Maja i ka dërguar edhe fjalë duke i thënë se “do bëj burgun, mbrapa do të më njohësh”.

Dëshmia e Jashar Majës, që pranon se i ka parë në Fushë-Krujë personat e shpallur në kërkim nga fisi Rraja, madje edhe është kërcënuar prej tyre e zhbën të gjithë propagandën qeveritare për ndëshkimet shembullore që u kryen pas daljes së videos. Nga sa thotë i dhunuari, të gjitha lëvizjet në ministri, në grupin parlamentar të PS dhe në polici u bënë për t’i hedhur hi syve publikut.

Sepse në realitet, Rrajat e Fushë-Krujës mbeten të paprekshëm. Edhe pse ligjërisht janë në kërkim ata janë të lirë dhe të paprekshëm. Maksimumi që i prek është ndonjë fshikullim në media për hir të propagandës qeveritare./Lapsi.al

Etiketa: ballaKryesore1RamaRraja

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Eksperti i UFO-ve shfaq “kufomat e alienëve” para Kongresit amerikan

Eksperti i UFO-ve shfaq “kufomat e alienëve” para Kongresit amerikan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com