GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar me 65 vite burg, shpërndante kokainë në burgun e Trikalës/ Kush është shqiptari?

17:07 - 04/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar me 65 vite burg, shpërndante kokainë në burgun e Trikalës/ Kush është shqiptari?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Olti Dulçe, 41-vjecari nga Berati, i dënuar me 65 vjet burg në Greqi, për disa ngjarje përfshirë vrasjen, është sërish në telashe me drejtësinë greke.

Një operacion i policisë helene i zhvilluar gjatë fundjavës, zbuloi një grup që fuste dhe tregtonte drogë brenda burgut të Trikalas dhe çoi në pranga 7 persona, mes tyre dy të dënuar.

Gjithçka realizohej nën urdhrat e 41-vjeçarit nga Berati, Olti Dulçe. Ky i fundit kishte ngritur një grup që siguronte heroinë dhe e fshihte atë nëpër çanta. Dy persona nga jashtë burgut i’a dorëzonin çantat tre personave të tjerë, të cilët arrinin t’i fusnin ato brenda burgut të Trikallas duke i’a dorëzuar një te burgosuri gjatë takimeve me të. Ky i fundit më pas i’a dorëzonte Dulçes, i cili e shiste drogën brenda ambienteve të burgut.

Sipas policisë, llogaritet që grupi të ketë fituar rreth 50 mijë euro nga tregtia e drogës. Gjatë kontrolleve në qelitë e dy të burgosurve, janë gjetur dhe sekuestruar 8 pako me 33.6 gram heroinë, 1 pako me 1.6 gram kokainë, 5 canta, 5 thika, 5 kapakë stilolapsi që shërbenin për peshimin e drogës, 1 celular dhe 1 fish karikuesi, raporton BW.

Ndërsa gjatë kontrolleve tek pesë të arrestuarit e tjerë në Athinë, u sekuestrua 1 pako me 34.6 gram cannabis, 2 cigare duhan e përzier me cannabis, 1370 euro, 2 peshore dhe 5 celularë. Policia greke ka arritur të vërë në pranga të 7 anëtarët e grupit kriminal.

Olti Dulçe alias Gladjol Shushari, me precedentë në Shqipëri, u arrestua në 31 gusht 2016 në pikën e kalimit kufitar Gueshevo në Bullgari dhe më pas u ekstradua në Greqi.

Ai kërkohej nga policia greke si i përfshirë në një përplasje me armë zjarri në nëntor 2014 në Mikrolimano bashkë me shqiptarin Arbër Bako (i vrarë në burg), ku nga të shtënat në një lokal nate u plagosën 15 persona. Ai gjithashtu rezultonte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit grek Giorgo Antonopoulo në 2014 dhe gjatë kohës që ishte në burg, është akuzuar si i përfshirë në dhënien e urdhrit për vrasjen e avokatit grek Mixali Zafiropoulo në vitin 2019.

Më parë Dulce është përfshirë edhe në tre sulme të armatosura në Metaksourgio, Agio Pantaleimona dhe Omonia, ku në një prej tyre mbeti i vrarë një 43-vjecar, klient i një lokali.

Dulçe konsiderohet bashkëpunëtor i shqiptari Klodian Lekoçaj alias Klod Cara, i përfshirë në disa vrasje dhe ngjarje të rënda në Greqi.

Etiketa: burg trikalaKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares
Aktualitet

Si u mashtruan vajzat kolumbiane për t’u kthyer në punonjëse seksi në Shqipëri, rrëfimi i 23-vjeçares

20:47 - 01/02/26
Para
Përfshihet nga flakët banesa, shkak bombula e gazit

Përfshihet nga flakët banesa, shkak bombula e gazit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com