GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar me burgim të përjetshëm, Kanadaja refuzon ekstradimin e shqiptarit (Detajet)

Vrau policin dhe djalin e tij 8-vjeçar

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar me burgim të përjetshëm, Kanadaja refuzon ekstradimin e shqiptarit (Detajet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë në Quebec të Kanadasë vendosi kundër ekstradimit të një shtetasi shqiptar, i dënuar në Shqipëri për vrasjen e një oficeri të policisë dhe djalit të tij në vitin 2000.

Ëngjëll Brahimi ka jetuar prej vitesh në Montreal, nën identitetin e rremë Piro Kota, për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare.

Ai është dënuar në Shqipëri për vrasjen e oficerit të policisë Astrit Braçe dhe djalit të tij tetë vjeçar, Asllan, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht të vitit 2000.

Ndërsa kërkesa për ekstradim ishte para gjykatës, Brahimi pranoi se emri i tij i vërtetë është Ëngjëll Brahimi.

Gjykatësi Alexandre Boucher vendosi të enjten se kishte probleme me provat e paraqitura nga kërkesa e qeverisë kanadeze për ekstradimin, duke përfshirë se nuk kishte garanci se dëshmitarët nga gjyqi i mbajtur në 2001 janë ende të disponueshëm.

Një problem tjetër, tha gjykatësi, përfshinte dëshmitarin kryesor, të venë e oficerit të policisë dhe provat që ajo ofroi më shumë se dy dekada më parë.
Gjatë gjyqit, e veja identifikoi burrin që qëlloi burrin e saj përmes një grupi prej katër fotosh të paraqitura nga policia gjashtë muaj pas vrasjes së Braçes.

Formacioni i fotografive nuk mund të gjendet tani, vuri në dukje Boucher ndërsa jepte vendimin e tij në gjykatën e Montrealit.

Ngjarja për të cilën akuzohet dhe është gjykuar Brahimi ka ndodhur në 10 gusht 2000. Në atë ditë oficeri i policisë Braçe po shëtiste në plazh me gruan dhe fëmijët, kur Brahimi i ka zënë pritë me një automatik të mbushur me municion luftarak.

Autoritetet shqiptare e gjykuan dhe e dënuan atë në mungesë me burgim të përjetshëm për veprat penale vrasje me paramendim, vrasje, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Etiketa: ekstradimKanadaKryesore1refuzimShqiptari

Lajme të lidhura

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami
Aktualitet

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Para
Sofia në zjarr, mijëra tifozë bullgarë përleshen me policinë

Sofia në zjarr, mijëra tifozë bullgarë përleshen me policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve...

Lexo më shumë
Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK, Andi Bajrami

11:52 - 15/11/26
“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

Protesta e djeshme/ Policia arreston 3 persona dhe heton 18 të tjerë! Vendosen edhe gjoba

11:05 - 15/11/26
Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me pushkë dhe 140 fishekë pa leje, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

10:42 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com