GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I dënuar nga GJKKO/ Arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I dënuar nga GJKKO/ Arrestohet në Londër ish-zyrtari prokurimeve publike, Krenar Gozhina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ish-zyrtar shqiptar i prokurimeve publike është prangosur në një qytet në jug të Anglisë. Bëhet fjalë për Krenar Gozhina, i cili ishte i dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Krenar Gozhina ka dalë para gjykatë së ekstradimeve në Londër, ku është dënuar me  1 vit e 6 muaj burg, por me dënim të shkurtuar do të duhet të kryente 1 vit burg.

Gozhina u hetua dhe u bashkë akuzua nga SPAK bashkë me disa persona të tjerë për abuzime me tenderin e transportin të gardianëve të burgut të Lushnjës. Krenar Gozhina u akuzua për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo  ankande publike” në bashkëpunim.

Sipas dokumenteve të gjykatës të ekstradimeve në Londër, siguruar nga Top Channel ish zyrtari Krenar Gozhina është arrestuar nga Policia e zonës së Kentin në Anglinë Jugore në banesën e tij në rrugën  Peri Court në  Canterbury. Gjykatës të ekstradimeve iu tha se Krenar Gozhina, është arrestuar për qëllim ekstradimi me një urdhër arresti lëshuar prej drejtësisë shqiptare.

“Mes shkurtit 2019 dhe marsit 2019, në territorin e Shqipërisë, ai  keqpërdori pozitën si zyrtar, përkatësisht në Zyrën e Prokurimeve të Shqipërisë, duke e përdorur qëllimisht këtë pozitë për përfitime financiare, pa ndjekur procedurat e duhura dhe duke kërkuar pagesa të papërshtatshme gjatë procesit të prokurimi”.

Këto të dhëna iu lexuan gjyqtarit paraprak të çështjes i cili vendosi për Gozhinën ta ndjekë procesin e ekstradimit i lirë me kusht deri më 2 Shkurt 2026.

Për të fituar lirinë me kusht, të afërmit e tij vendosën nga garanci pasurore prej 5.000 stërlinash. Ish zyrtari i prokurimeve publike do ti duhet çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte të paraqitet në stacionit policor të  Canterburyt. Sikurse në këmbë i është vendosur një pajisje monitori elektronike.

Aktualisht në gjykatën e ekstradimeve në Londër po shqyrtohen 12 kërkesa të Shqipërisë për 12 shtetas shqiptarë,  që fshiheshin në Angli dhe të lokalizuar nga Interpol Tirana,  e arrestuar për llogari të vendit tonë nga forcat policore në qytete të ndryshme të shtetit ishull.

Etiketa: arrestKryesore1prokurimezyrtar

Lajme të lidhura

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve
Aktualitet

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit
Aktualitet

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26
Para
Skandali me ndalimin e filmit shqiptar në Podgoricë, reagon presidenti i Malit të Zi

Skandali me ndalimin e filmit shqiptar në Podgoricë, reagon presidenti i Malit të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve
Aktualitet

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

11:46 - 13/11/26

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva...

Lexo më shumë
Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

11:38 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

Mbijetesë në dyert e postës: Pensionistët presin me orë të tëra për ‘lëmoshën’ mujore të shtetit

11:10 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com